Korçë/Bombola e gazit shkrumbon banesën

Një apartament në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Dyshohet se shkak i zjarrit të jetë një rrjedhje nga një bombol gazi.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë izoluar flakët, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në banesë.

Shkaqet e këtij zjarri ende nuk janë të qarta por dyshohet se ka qene një pakujdesi e njërit prej fëmijëve të kësaj familjeje, i cili po luante.

Fatmirësisht familja ka dalë në kohë para se të shpërthente bombola. Zjarri ka shkaktuar frikë tek banorët të cilët kanë dalë jashtë.

 

 

Bo.Ba/fjala.al