E konfirmon MSH/ Ndahet nga jeta një tjetër mjek nga Covid-19 (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërron jetë mjeku i dytë me COVID-19 në Shqipëri. Bëhet fjalë për Dr. Hysni Shkjau, 69-vjeç, me 40 vite eksperiencë dhe së fundmi vijonte punën si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

Lajmin e ka konfirmuar ministria e Shëndetësisë, e cila njofton se Dr. Hysni Shkjau, luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

“Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut, i cili nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre.

Dr. Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.
Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese. 

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që i ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për 40 vite komunitetit të tij.

Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

National Geographic: Riviera Shqiptare, perfekte për një udhëtim me makinë

E shtrirë përgjatë bregdetit jugperëndimor të Shqipërisë, nga qyteti i Vlorës deri në fshatin piktoresk Ksamil, Riviera Shqiptare është...

Igli Tare do një shqiptar te Milani: Lojtari ka pranuar të vijë

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare foli për mediet në prezantimin e trajnerit Max Allegri. Tare tha se Ardon Jashari dëshiron të jetë pjesë...

Rusi/ Vetëvritet ministri i Transportit Roman Starovoit pas shkarkimit nga Putin

Roman Starovoit, 52 vjeç, Ministri rus i Transportit, i cili u shkarkua sot nga Presidenti Vladimir Putin, kreu vetëvrasje, sipas faqes së internetit të...

Krim në zemër të Thethit/ Rama nxjerr videon, si u hodh në kosh denoncimi i policisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Prokurores Elsa Gjeli, e cila ka vendosur të mos nisë procedim penal për një...

I riu akuzon të dashurën se e rrahu në makinë

Dhuna në familje vijon të përshkallëzohet në mënyrë shqetësuese në kryeqytet. “Vetëm gjatë fundjavës, në komisariatet e policisë së Tiranës janë denoncuar 25 raste dhune...

Lajme të tjera

Web TV