Eksperti thirrje qytetarëve: Këta persona të shmangin transportin publik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se të gjithë personat të moshës mbi 65 vjeç dhe ata   që vuajnë nga sëmundje kronike të shmangin transportin publik.

“REKOMANDIM URGJENT!!! Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të EVITOJNË ME ÇDO KUSHT TRANSPORTIN PUBLIK DERI SA TË KRIJOHET BINDJA SE KY SISTEM DO TË ZHVILLOHET I SIGURT!

Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave. MBRONI VETEN!!!”, shkruan Dasho.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 3 viktima dhe 79 raste të reja të shkaktuara nga koronavirusi Covid-19./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Në një lidhje me Eglin? Reagon instruktori, kunja për ish-banoren e BBV?!


Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, thashethemet për një romancë të mundshme mes Eglit dhe Marios, instruktor në një...

SHBA kundër sanksioneve të reja ndaj Rusisë: Do kemi edhe 2 vite luftë nëse e bëjmë

Administrata amerikane ka abstenuar nga vendosja e sanksioneve të reja ndaj Rusisë për konfliktin në Ukrainë, duke besuar se një veprim i tillë do...

“Black-out” i energjisë elektrike! Spanja në kaos, hajdutët bëjnë “kërdinë” me vjedhje

Një ndërprerje totale e energjisë elektrike në Spanjë ka krijuar kaos dhe frikë në këtë vend. Përveç trafikut në trena dhe automjete, shumë kompani kanë...

“Rënia e euros, goditja më e rëndë për eksportuesit”- Berisha takim në një fasoneri

Kreu i PD-së Sali Berisha është zotuar se pas 11 majit për të kompensojë sipërmarrjet eksportuese që kanë pësuar humbje nga rënia e euros. Berisha...

Largim nga politika? Mimi Kodheli: Bashkëshorti më thotë ‘shiko shëndetin’!

Kandidatja për deputete në listën e hapur të Tiranës, nën siglën e PS-së, Mimi Kodheli, është shprehur se 11 maji – dita e zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV