Flet shefja e infektivit: Unë kam njoftuar familjarët e viktimave, më kanë lënë amanet…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e infektivit Najada Çomo, ka treguar për të parën herë që prej nisjes së pandemisë sfidat me të cilat është përballur stafi atje.

Çomo gjatë intervistës së dhënë në emisioni ‘Open” tha se ajo ka qenë personi që ka njoftuar të gjithë familjarët e viktimave të Covid-19 që kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv.

Doktoresha shtoi më tej se për të infeksioni Covid-19 është sëmundja më e tmerrshme në historinë e punës së saj.

Unë kam qenë personi që kam informuar të gjithë familjarët për humbjen e njerëzve të tyre të afërt. Ka qenë gjëja më e vështirë që kam bërë. Të flasësh me një person që nuk e njeh dhe ti thuash për ndarjen nga jeta për familjarin e tij, është ndër situatat më të vështira përpos gjërave të tjera. Unë si anëtare e Komitetit kanë qenë fillimisht pro mbylljes dhe më vonë pro hapjes, por pro hapjes së kontrolluar. Një hapje me masa. Ajo është një gjë e domosdoshme, por ajo s’do të thotë ti të fitosh lirinë dhe ajo të cënojë shëndetin e personave të tjerë.Kjo është sëmundja më e tmerrshme që unë kam parë në të gjithë historinë e punës time. Është sëmundje e frikshme, ka shumë të papritura. Ti sot kujton që gjithçka e ke vënë në vijë, dhe pas disa orësh shikon që gjithçka është kthyer përmbys”

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV