Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Mësohet se një fuoristradë ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i saj dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të lëvizjes pasi ka tentuar të shmangë një gropë të madhe të krijuar në trasenë e rrugës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orë 07:15 në vendin e quajtur “Nënkalimi i Urës së Trenit” në Xibrakë.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, por fatmirësisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/En.Br./Fjala.al