Çenkuela Hasa: Si të kemi një trup të tonifikuar këtë verë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ina Allkanjari

Keni filluar të bëni aktivitet fizik, të tonifikoni trupin tuaj për një verë të nxehtë, apo të kujdeseni për ushqimin?! Fillimi i aktivitetit fizik është hapi i parë që duhet të ndërmerrni, ndonëse nuk është vendimi më i lehtë për disa. Blogerja “healthy-lifestyle”, Çenkuela Hasa, ndan me lexuesit e gazetës “Fjala”, disa rregulla që duhet të kemi parasysh për t’ia arritur këtij qëllimi. “Trupi është veshja më e bukur që kemi”, shprehet blogerja, teksa thekson se kjo shprehje vlen më shumë për stinën e nxehtë të verës. “Nga bisedat me mikeshat dhe vajzat që më ndjekin në blog, kam kuptuar që jo të gjitha vajzat duan muskuj, shumica dëshirojnë fizik të tonifikuar”, tregon Hasa, ndërsa nënvizon se hapi i parë pa të cillin nuk mund të formosh një trup të tonifikuar është fillimi i aktivitetit fizik. Përpos zgjedhjes së aktivitetit fizik dhe ushtrimi i muskujve të barkut, blogerja shprehet se është shumë e rëndësishmë dhe kujdesi ndaj ushqimit që duhet të konsumojmë.

Filloni aktivitetin fizik

Ky është hapi i parë, pa të cilin nuk mund të formosh një trup të tonifikuar. Dhe nëse doni që këtë verë të tërhiqni vëmendje me fizikun tuaj, duhet ta merrni shumë seriozisht këtë hap. E di që koha nuk është gjithmonë në favorin tonë, por filloni të paktën 2 deri në 3 herë në javë, duke u ushtruar nga 1 orë si fillim. Nëse jeni sistematike në stërvitje, më besoni, do të keni rezultate shumë shpejt.

Zgjidhni aktivitetin fizik që ju pëlqen më shumë

Kjo është dilema, çfarë do të bëj dhe ku do të shkoj?! Ka pa fund vende ku mund të stërviteni. Ka fitness, cross fit, zumba, kërcime latine etj. Pyeteni veten se ku do të ndiheshit më komode dhe nuk do të mërziteshit. Duhet të filloni të merreni me diçka që ju pëlqen, sepse, nëse zgjidhni një lloj aktiviteti që nuk është në preferecat tuaja, do të përfundoni duke e braktisur shumë shpejt. Mund të jeni natyrë sfiduese, kështu mund të zgjidhni fitnesin, i cili, për hir të vërtetës, do shumë vullnet dhe është vendi im i preferuar. Mund të zgjidhni cross fit, nëse doni intesitet dhe ju pëlqen të stërviteni në grup, nëse përveç stërvitjes doni edhe të argëtoheni, mund të shkoni në Zumba ose në kërcime latine. Ju e njihni më mirë veten tuaj, prandaj kjo zgjedhje ju takon vetëm juve.

Ushtroni muskujt e barkut

Barku, pjesa më delikate e trupit… Nëse do të filloni të kujdeseni që tani, pa diskutim në verë nuk do të keni një problem me fryrjen. Ushtrimet e barkut janë nga ato ushtrime që mund t’i bësh kudo dhe kurdo. Filloni nga 20 – 30 minuta çdo ditë.

Kujdesuni për ushqimet që duhet të konsumoni

Që gjërat të funksionojnë, duhet t’i zbatoni të gjitha rregullat. Jo vetëm stërvitje dhe me ushqimin ta teproni, ose e anasjella, jo vetëm dietë ushqimore dhe pa aktivitet fizik. Ato janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Kur fillon të bësh aktivitet fizik, duhet ta ndihmosh atë me ushqimin ë duhur. Duhet të përfshini në dietën tuaj ushqimore ushqime me proteina, si vezë, peshk, qumësht, fileto pule, perime etj. Proteina ndihmon në rigjenerimin dhe formimin e muskujve. Kështu do të mund të formoni më shpejt një trup të tonifikuar. Ushqimet që duhet të mbani larg janë ato me yndyrë, brumërat, të skuqurat, sheqeri dhe ushqimet e procesuara.

Konsumoni 5 vakte në ditë

Dikush ndoshta do të mendojë instiktivisht që me 5 vakte nuk dobësohet dot, ose janë shumë. E keni gabim. Të konsumosh diçka çdo 2 orë, kjo do të ishte idealja për organizmin tonë, gjithsesi 5 vakte është menduar duke marrë parasysh edhe rrethanat që njerëzit janë në punë, shkollë dhe

Lexo edhe :  Dëshmi të reja që ushqimet ultra të përpunuara mund të rrisin rrezikun e kancerit

nuk mund të jenë kaq striktë. Duhen ngrënë 3 vakte kryesore dhe 2 snack. Mëngjesi , paradreka, dreka, paradarka dhe darka. Këto minivakte para drekës dhe darkës duhet të jenë vakte të vogla, ku mund të konsumoni fruta të thata, fruta, çaj ose pak bukë. Duhet të keni kujdes sasinë. Kur hamë vakte të vogla dhe të shpeshta, trupi ynë nuk ndihet i uritur, dhe metabolizmi punon më shpejt. Jemi më energjikë dhe eficentë gjatë ditës.

Mos harroni të pini ujë

Dëgjoj njerëz që harrojnë të pijnë ujë. Pini 2 deri në 3 litra ujë në ditë. Pini ujë edhe kur ndieni uri, sepse kështu do të ndiheni të ngopura dhe do të konsumoni më pak ushqim. Uji hidraton trupin dhe ju largon mbetjet toksiske. Të flasësh për vetitë e ujit nuk mjaftojnë këta rreshta, por mbani mend rregullin kryesor, që uji është pija më e shëndetshme që mund të konsumoni.

Këto ishin disa nga rregullat që do t’ju ndihmojnë, nëse i ndiqni të gjitha njëkohësisht. Më besoni, trupi juaj do të fillojë të reagojë me këto 6 rregulla. Ndërkohë një tjetër shqetësim i vajzave lidhet me dhjamin e këmbëve dhe mënyrat se si mund ta eliminojnë.

Çfarë duhet të dini për të pasur këmbë elegante dhe pa dhjamë:

Kardio

Kardio çdo ditë. Nëse qëllimi juaj është këmbë elegante, çdo ditë duhet të përfshini kardio në stërvitjen tuaj. Biçikleta është shumë efikase për të shkrirje dhjamin dhe për të strukturuar këmbët tuaja. Vrapi është zgjidhja klasike që hollon jo vetëm këmbët, por gjithë fizikun tuaj. Stepi, shkallët elektrike, litari janë disa alternativa të tjera. Personalisht, bëj 50 minuta kardio çdo ditë dhe pjesën tjetër ushtrime force. Por vajzat me fizik “dardhë” duhet të bëjnë patjetër kardio për të shkrirë dhjamin, por edhe për të pasur nën kontroll celulitin i cili te ky lloj fiziku është më i theksuar.

Hidratohuni

Pini sa më shumë ujë gjatë ditës, duke eliminuar çdo pije tjetër kalorike. Uji na ndihmon shumë në procesin e shkrirjes së dhjamit, na mban të hidratuara dhe na ndihmon të mbajmë nën kontroll celulitin. Mëngjesin mund ta nisni me ujë të vakët me limon, kanellë dhe pak pluhur xhinxheri, dhe darkën mund ta mbyllni me një çaj jeshil.

Ushtrime për këmbët

Qëllimi nuk është të kemi vetëm këmbë elegante, por edhe këmbë të bukura me forma. Për këtë na ndihmojnë ushtrimet e këmbëve. Ka shumë ushtrime që mund t’i bëni në palestër, me ndihmën e paisjeve ose shumë ushtrime që mund t’i bëni në kushte shtëpie. Nëse doni të ruani edhe format e vitheve, patjetër duhet të bëni squats. Squats janë ndër ushtrimet më të njohura për këmbët dhe vithet. Ushtrime të izoluara për vithet që mund t’i bëni në shtëpi. Kushtojuni këmbëve 3 herë në javë kohë me ushtrime dhe 4 ditë lërini të rekuperohen. Këmbët i ushtroj të hënën, të mërkurën dhe të shtunën.

Dieta ushqimore

Dieta ushqimore është thelbi i çdo gjëje. Duhet ta kuptoni që me një dietë të mirë ushqimore arrihen rezultate fantastike. Mund të stërviteni pa fund, por nëse regjimi ushqimor nuk është ai i duhuri, do të mbeteni brenda një labirinti. Ulni sasinë e karbohidrateve, ku përfshihen produktet e bëra me miell, si ndër karbohidratet që na shtojnë më shumë në peshë. Merrini karbohidratet e nevojshme për organizmin nga perimet dhe frutat, dhe pak më pak nga produktet e miellit integral. Shtoni ushqime proteinike, si vezë, peshk, fileto, mish, brokoli,avokado, patate të ëmbël, të cilat ju bëjnë të ndiheni më pak të uritura dhe ju ndihmojnë shumë të shkrini dhjamin. Kotrolloni sasinë e ushqimeve, dhe hani aq sa në fund të ditës të mund ta bëni bilancin e atyre që keni ngrënë pa u menduar shumë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Destinacioni i turistëve, Gramshi çel sezonin turistik! Qytetarët festë me këngë e valle

Bashkia e Gramshit çel sezonin turistik. Këngë, valle dhe gatime tradicionale janë organizuar në Liqenin e Dushkut, ku mijëra...

Orari më i mirë për të konsumuar darkën

Lufta për të mbajtur një peshë të shëndetshme rritet me moshën, pasi metabolizmi ynë ngadalësohet dhe gjërat duket se nuk funksionojnë si më parë....

Tirana nis përgatitjet për “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

Tirana ka nisur përgatitjet për vitin 2025, kur bashkë me Aleksandrinë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Kryetari i Bashkisë së...

Gratë apo burrat, cilët bëjnë gjumë më të mirë

Duket se problemet me cilësinë e gjumit kanë më shumë lidhje me gratë se sa me burrat, kjo sipas studimeve që kanë bërë së...

Festohet dita e Shën Gjergjit në fshatra të Gorës, i pranishëm dhe ambasadori bullgar

Në Borje dhe fshatrat e tjerë të Gorës të Kukësit u festua dita e Shën Gjergjit, festë kjo që kremton fundin e dimrit dhe...

Lajme të tjera

Web TV