Kultivonte kanabis, arrestohet kryeplaku i fshatit në Skrapar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar kryeplakun e fshatit Prishtë të njësisë administrative Çepan të Skraparit, pasi akuzohet për mbjelljen e 295 rrënjëve kanabis.

Mësohet se personi i arrestuar është 39-vjeçari i identifikuar me inicialet J.L, i cili mbante detyrën si kryeplak i fshatit.

Njoftimi i policisë

Kontrrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit. Vihet në pranga kryeplaku i fshatit Prishtë, Njësia Administrative Çepan, Skrapar. J.L., 39 vjeç banues në Prishtë Skrapar. Arrestimi i tij u bë pasi në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vendin e quajtur “Moçalishta” kanë gjetur 295 bimë Canabis Sattiva.

Shtetasi J.L eshte person i dyshuar per kultivimin e bimëve narkotike, gjithashtu duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe te njoftonte Policine e Shtetit për kultivim të bimëve narkotike. Materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV