Tiranë/ Arrestohen 6 persona dhe procedohen 3 të tjerë, ja akuzat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Qarkut Tiranë ka arrestuar gjashtë persona dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Më konkretisht:

Është vënë në pranga shtetasin E. B., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin J. D. dhe pasagjerë shtetasit E. B. dhe E. M. dhe F. L., shtetasit E. B. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, ndërsa shtetasit J. D., E. M., dhe F. L. u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Është arrestuar shtetasi A. M., 36 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Policia e Kavajës ka arrestuar shtetasin E. S., 26 vjeç, pasi në rrugën Peqin-Rrogozhinë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, drejtuesin e motorit, shtetasin A. P.

Ndërkohë që janë arrestuar dhe tre drujtues mjetesh, shtetasit  M. P., I. T. dhe T. H., pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

‘Humbësit’ nga PS tërheqin kërkesën për pamjet filmike nga KQZ, Gjylameti nuk heq dorë

Kandidatet për deputete Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre për të marrë pamjet filmike nga...

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsë! Një përmbysje e parimeve themelore të demokracisë

Ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ndaj mënyrës së zhvillimit të zgjedhjeve të 11 majit, duke deklaruar se procesi zgjedhor ka...

EMRAT/ Kush janë 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit! PS mori 83 mandate, PD 50

Zgjedhjet e 11 majit 2025 prodhuan 140 deputetë të rinj dhe të vjetër që do të futen në Parlamentin e ardhshëm. Partia Socialiste mori...

“Kupola e artë”, Trump po projekton armën e “shekullit”

Pentagoni i ka paraqitur Shtëpisë së Bardhë disa opsione për zhvillimin e “Kupolës së Artë”. Ky është vizioni i Presidentit Donald Trump për një...

Vranë shqiptarin 17 vjet më parë në Greqi, prokuroria e Korçës çon në gjyq dy autorët

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy autorët e vrasjes së shqiptarit Arjan Xhambazi 17 vjet më parë në...

Lajme të tjera

Web TV