A mundet të kemi një amnisti me rezultat pozitiv për buxhetin, ekonominë dhe shoqërinë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Amnistia nënkupton idenë e faljes dhe rehabilitimit të mëkatarëve fiskalë me mesazhin që na përcjell. Një qeveri kur shpall amnisti nuk shfaq një dobësi të qeverisjes fiskale në vetvete. Amnistia del e nevojshme të shpallet në rastet kur evazioni fiskal, mosdeklarimi i të ardhurave dhe mosderdhja vullnetare e detyrimeve fiskale është në nivele të larta, apo kur ekonomia e fshehur (informale) është e përhapur në një shkallë të lartë.

Por, si po shpallet në projektin më të ri, duket se duan të përfshijnë edhe kapitale për të cilat nuk ka ende një inventar se sa, si dhe ku do të angazhohen në ekonominë dhe tregun financiar shqiptar. Amnistia shpallet edhe kur bashkëpunimi i tatimpaguesve me administratën është në nivele të ulëta dhe korrupsioni është bërë një sëmundje kërcënuese dhe e strukturuar për t’i bërë karshillëk shoqërisë, bashkëjetesës mes njerëzve dhe sigurisë së vendit. Nisur nga këta tregues, por dhe të tjerë që mund të njohë secili prej jush lind një nevojë e menjëhershme që ta orientohet ky evazion fiskal në rrugën e formalizimit dhe të taksimit nga qeveria me një përgjegjshmëri, seriozitet dhe integritet si kurrë më parë.

Por a ka mundësi qeveria të realizojë një amnisti me rezultat pozitiv për buxhetin, ekonominë dhe shoqërinë?

Të gjitha amnistitë fiskale kanë kusht themelor të tyre pagimin prej taksapaguesve të gjitha detyrimeve të papaguara apo të dala nga auditimet fiskale, por me një kosto më të ulët se pagesat e bëra nga tatimpaguesit e rregullt. Në këto raste, detyrimet e papaguara lejohet të paguhen me tarifat e kohës kur detyrimet fiskale kanë lindur. Puna e administratës fiskale për t’i ndërgjegjësuar tatimpaguesit me detyrimet e tyre duhet të jetë pararoja e shpalljes së amnistisë, duke mbushur boshllëkun informativ që mund të jetë krijuar. Sidomos kjo vlen për në Shqipëri, ku kultura fiskale është ende në nivele të ulëta, apo një trashëgimi e munguar.

Shpallja e amnistisë nuk është një dëshirë për të falur kundravajtësit fiskalë dhe as lejim i hyrjes së parave të pista në superstradën e ekonomisë formale. Ajo vjen në radhë të parë, pasi organizatorët kanë njohje në detaje për të metat e trashëguara të sistemit ekonomik dhe politiko-shoqëror dhe, mbi këtë njohje kanë parashikuar rezultatet e pritshme nga shpallja e saj. Autoriteti vendimmarrës nëpërmjet instrumenteve të tij duhet të këqyrë me vërejtje mangësitë e sistemit fiskal ekzistues, shkallën e bashkëpunimit me tatimpaguesit në pagimin e tatimeve në mënyrë vullnetare, cilësinë e momentit të administratës fiskale. Nëse këta tregues nuk janë ekzaminuar dot saktësisht, atëherë amnistia mund të sjellë më shumë efekte negative sesa pozitive.

Tatimpaguesit do të mendojnë se problemet që ata kundërshtojnë për sistemin fiskal, nuk janë përfshirë në programin e amnistisë. Si rrjedhojë, ata do të mbajnë shpresën se do të shpallet një amnisti tjetër që do t’i trajtojë ato. Por, edhe pse amnistia nuk i zgjidh dot të gjitha problemet që mbart sistemi fiskal, ajo duhet të jetë një iniciuese për adresimin e tyre. Trajtimi me precedencë i ndryshimit të faktorëve ndikues për ambientin që rrethon taksapaguesit (qasja aktuale moderne e të bërit taksa) duke dhënë ndikim plotësues dhe të vlefshëm për revolucionarizimin është nevojë imediate, dhe kjo nuk mund të përcillet me procesin e fiskalizimit.

Për këtë temë nevojitet të përcillet një diskutim edhe midis lidershipit të financave, të sektorit publik dhe privat. Ambienti që rrethon taksapaguesin është ai që ndryshon perceptimin për taksat. Ndërkohë, fiskalizimi ka nevojë për një maratonë procesesh lidhur edhe me infrastrukturën e re financiare që duhet të krijojnë bankat lidhur me përballimin e volumit të stërmadh të transaksioneve që do të prodhojë futja e ligjit të fiskalizimit.

Por, a i mban dot ky sistem dhe tregu financiar të dyja bashkë? Më shumë përgjigjja anon nga Jo. Në Shqipërinë e orientuar prej më se 3 dekadash nga ekonomia me prioritet tregun e lirë, amnistia do të shërbente si një shkundje dhe pastrim i mbi dy dekadave halucinante ekonomiko-shoqërore. Evidentimi dhe vënia përballë kërkesave të legjislacionit në kuadrin bashkëpunues dhe harmonizues të të gjitha ligjeve që kanë të bëjnë me luftën kundër qarkullimit të parasë me burim të paidentifikuar, do të ishte hapi i parë në rrugën drejt shpalljes së amnistisë.

Lexo edhe :  Dëshmia në SPAK/ Bardhi kërkon ndryshim të datës, zbulohet arsyeja

Efektet e një AF në jetën ekonomike dhe sociale të vendit do të ishin pozitive, me të ardhura shtesë në buxhet, kur të plotësoheshin në pikat e programit të saj periudha që ajo do të prekë, mbi kë do të aplikohet dhe sa kohë do të zgjasë. Amnistia, nga ana tjetër, do të arrinte të mblidhte të ardhura për buxhetin e shtetit, duke shërbyer në balancimin e pjesës së shpenzimeve që kanë ngelur pa mbuluar dhe duke shërbyer në ngushtimin e deficitit buxhetor.

Të ardhurat që mund të mblidhen do të jenë të shpejta dhe do të vijnë nga detyrime fiskale që praktikisht nuk janë të mundshme të mblidhen apo kërkojnë një kosto të lartë administrative. Ky do të ishte momenti edhe për informalët, ku për ta hapet “porta” për të hyrë në zonën formale të ekonomisë, si një mundësi e rrallë dhe e papërsëritshme në të ardhmen. Kjo nxitje bëhet efektive kur këta kundravajtës nëpërmjet fushatës publicitare kanë arritur në ndërgjegjësimin se forca e ligjit për ta do të jetë e pamëshirshme, në rast se ata do të ngelen jashtë “portës” së hapur përkohësisht, për aq kohë sa do të zgjatë amnistia.

Amnistia me shpalljen e saj është pranim pa koment, se janë bërë gabime në të kaluarën, por tani është koha të bëhen korrigjime në politikën dhe administrimin fiskal. Reforma fiskale dhe qasja ndaj luftës kundër evazionit duhet të bëhet pjesë e amnistisë, duke pasqyruar atmosferën e përmirësuar në jetën politike e sociale në vend. Qeveria do të forcojë besimin e tatimpaguesve, duke u treguar qytetarëve se aktivitetit i tyre po shkon drejt barazvlerësimit të qytetarisë evropiane perëndimore.

Amnistia do të ishte dhe një fazë finale përmbyllëse e tranzicionit politiko-ekonomik, duke hyrë tashmë në stilin e ri të menaxhimit të fondeve publike nëpërmjet një sistemi masash shtrënguese ligjore për të gjithë kundravajtësit e ligjit, me parimin e një trajtimi fiskal neutral nga ana e qeverisë të tatimpaguesve. Kjo çon në shpërndarjen e barrës fiskale në mënyrë të barabartë, si një kontribut personal në arkën e shtetit, në këmbim të të mirave në rritje që i mirëpresim të gjithë dhe i marrim si pjesëtarë të “familjes” se re shqiptare.

Lufta ndaj evazionit fiskal, nga ana tjetër, si një proces që synohet të adresohet më së shumti nëpërmjet teknologjisë (fiskalizimit) duhet të konceptohet si një luftë e vazhdueshme me masa konkrete, duke u nisur më shumë nga analiza e shkaqeve që e stimulojnë atë, sesa thjesht në penalizmin e tij duhet të jetë një pjesë thelbësore e gjithë kuadrit të punës së qeverisë, si para, por dhe pas amnistisë. Lufta ndaj tij ka vite që ka nisur. Por duket se rezultatet nuk bindin, pasi realiteti i informalitetit është bashkuar në simbiozë me një korrupsion tashmë të fuqizuar dhe strukturuar më mirë se disa vite më parë.

Kjo luftë mund të fitohet duke marrë një nga një betejat, duke filluar me shpërndarjen e pushtetit dhe baraspeshimin e tij, duke krijuar shumëllojshmëri të institucioneve në sferën politike, si tregues të një demokracie të konsoliduar, përmirësimin e ligjeve dhe akteve nënligjore jofunksionale, rritjen e pavarësisë dhe aftësisë se gjykatave, efektivitetin dhe bashkëpunimin ndërmjet gjymtyrëve qeverisës, përmirësimin e punës statistikore, racionalizimin e shpenzimeve publike, përmirësimin e cilësisë së sektorit publik, përpjekjet në inkurajimin e punësimit dhe masa të tjera që janë pjesë programatike për zhvillimet e vendit.

Ndërkohë, tregu financiar është mjaft i vogël dhe ende pa përgatitjen e plotë për të përballuar flukse të mëdha të qarkullimit të dokumentacionit dhe parasë. Për këtë mjaftojnë shembuj të thjeshtë në rastet e marrjes apo hyrjes së shumave të mëdha, të cilat nuk gjejnë “superstradën” e pritshme për të hyrë pa probleme në sistemin financiar shqiptar.

Edhe pse tregu do të zgjerohet dhe përmirësohet me kalimin e kohës, duket se për këtë rast dëshira për të zgjidhur problemet nëpërmjet teknologjisë do të dojë një kohë tjetër për t’u bërë realitet i prekshëm dhe me rezultatet e pritshme e të nevojshme prej kohësh.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

OBSH e konfimon, ja sa persona kanë vdekur që nga nisja e konfliktit në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur besim të plotë në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë...

Lindjet në nivelin më të ulët historik, popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë. Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se në 3-mujorin...

Çiklizëm, edicioni i 81-të i Turit të Shqipërisë/ Pesë etapa në jug të vendit

Federata Shqiptare e Çiklizmit do të organizojë javën që vjen edicionin e 81-të të Turit të Shqipërisë. Në eventin që do të mbahet nga...

“Nuk e fsheh dot më”, Juli e pranon: Kam hyrë në BBV për të…

Julian Deda është shprehur sot se ka hyrë në “Big Brother VIP3” për të fituar dhe jo vetëm për të shkuar në finale. Këtë e...

Nuk ndalet dhuna në parlament, deputetët përleshen me njëri-tjetrin (Video)

Një përleshje mes deputetëve ka ndodhur në parlamentin e Gjeorgjisë, ndërsa deputetët debatonin mbi 'ligjin e stilit rus'. Projektligji kërkon që mediat, organizatat joqeveritare dhe...

Lajme të tjera

Web TV