Ennio Morricone, ndikuesi i madh në muzikën e kinemasë moderne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kinemaja i dha një famë të jashtëzakonshme, edhe pse ai vetë do të dëshironte të kishte të njëjtin sukses edhe me pjesët që kishte kompozuar jashtë saj

Nga Leonard Veizi

Pa dyshim, kinemaja i dha një famë të jashtëzakonshme, edhe pse ai vetë do të dëshironte të kishte të njëjtin sukses edhe me pjesët që kishte kompozuar jashtë saj. Por industria e filmit është shtypëse dhe merr spektatorë pa fund. Gjithsesi, ai ishte nga ata kompozitorë emri i të cilëve u ngulit thellë në memorien kolektive. Kjo, ose për shkak se filmat ishin shumë të suksesshëm dhe emri i kompozitorit u fiksua shpejt bashkë me atë të regjisorit dhe aktorëve kryesorë, ose sepse ilustroi me muzikën e tij aq shumë filma, sa që nuk kishte më arsye që emri i tij të mos mbetej në kujtesë.

…Po t’u përmendësh emrin e Ennio Morricone-s, shumë e shqiptarë do ta lidhin atë me filmin “Për një grusht dollarë”, një prodhim i vitit 1964, nga regjisori i famshëm italian Sergio Leone, nën interpretimin e amerikanit të jashtëzakonshëm Clint Eastwood. Pra, duheshin vetëm këta tre emra për të nxjerrë në dritë një film shumë të ndjekur. Në rastin më të mirë, duke zgjeruar gamën, emri i Ennio Morricone-s mbahet mend edhe për kolanën e shumë filmave “spagheti western”, gjithashtu pjesën më të mirë tyre në bashkëpunim me të njëjtin regjisor. Por për shqiptarët emri i Enio Morricone-s është i lidhur dhe me filmin “La Piovra” një nga më të ndjekurit, sidomos gjatë periudhës izolacioniste në vend, ku ky film shihej si një dritare nga ku mund të shihej bota e përtejme perëndimore. Dhe po aq i njohur emri i kompozitorit italian ishte dhe me filmin “Jos il professionista”, ku luante ylli i kinemasë franceze, Jean Paul Belmondo.

Por më pak se shumica absolute e dinë se ai ka shkruar muzikën e filmave edhe më të famshëm, p.sh. “Na ishte një herë Amerika”, i fundit i Sergio Leones, që cilësohet nga kritika dhe më i miri i prodhimeve të tij, por edhe një kryevepër kinematografike. “Muzika është e domosdoshme, sepse filmat e mi praktikisht mund të jenë filma të heshtur, me pak fjalë, dhe kështu muzika nënvizon veprime dhe ndjenja më shumë sesa dialogu,” është shprehur regjisori Sergio Leone.

Megjithatë, Ennio Morricone do të bashkëpunonte edhe me regjisorë të tjerë të mëdhenj: nga Bertolucci te Carpenter. Në fund, ndër bashkëpunimet e suksesshme rezultuan edhe bashkëpunimet me regjisorin Quentin Tarantino, ku ky i findit pas filmit “The Hateful Eight” e cilësoi Morricone-n “artist me më tepër talent se Betthoven apo Mozart”.

Lexo edhe :  "Nuk u kënaqe as kur të bëri Berisha ministër"/ Manja "dhëmbë për dhëmbë" me Alibeajn

Ennio Morricone është ndoshta kompozitori më i famshëm i filmit të shekullit të 20-të. Ai është gjithashtu një nga kompozitorët më pjellorë që punoi në çdo medium. Ndërsa rezultatet e tij të filmit kanë qenë pothuajse në çdo stil muzikor të imagjinueshëm.

Morricone filloi të studiojë muzikë në Konservatorin e Romës, Santa Cecilia, në moshën 12 vjeç. I nxitur të përqendrohej në përbërje nga instruktorët e tij, ai e mbështeti veten duke luajtur trumbetë në bandat e xhazit, dhe më pas punoi për radion kombëtare të Italisë, pas diplomimit në konservator.

Ennio Morricone u njoh për kolonat zanore të shumë filmave italianë dhe të kinemasë botërore. Ai klasifikohet si një prej kompozitoreve më të zotë të periudhës së tij. Kompozoi mbi 400 pjesë për kinemanë dhe serialet televizive, si dhe mbi 100 vepra klasike. Në të vërtetë 30 filmat që i përkasin tipit “western”, janë ata që e bëjnë atë aq shumë të njohur.

Morricone u vlerësua me çmim Oscar për kompozimin e muzikës kryesore të filmit “The Hateful Eight” prodhim i vitit 2016 (Tetë më të urryerit). I njohur si “Maestro”, ai e mori Oscar-in e nderit në vitin 2007 për “kontributet e tij madhështore dhe të shumanshme në artin e muzikës së filmit”, Në karrierën e tij të gjatë u nominua në 91 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, prej të cilave fitoi 83, ku spikasin 3 çmime Grammy, 4 Golden Globe dhe 6 çmime BAFTA.

***

Ai ishte një banor i përjetshëm i Romës dhe vdiq në po të njëjtin qytet. Kompozitori dhe dirigjenti i orkestrës italiane, Ennio Morricone u nda nga jeta agimin e së hënës, në 6 korrik 2020, në moshën 91-vjeçare. Kishte lindur po në Romë, më 10 nëntor 1928. Ai ishte shtruar në një klinikë në Romë, pak ditë pasi kishte thyer këmbën. Në emër të përulësisë që gjithmonë ka frymëzuar aktet e ekzistencës së tij, familjarët bënë të ditur se do të mbahej një ceremoni private. Ndërsa në testamentin e tij Morricone kishte shkruar: “Unë nuk dua të shqetësoj”.

Ja disa prej titujve të filmave me muzikën e Ennio Morricone-s:

“A Fistful of Dollars”
“For a Few Dollars More”
“The Good, the Bad and the Ugly”
“Once Upon a Time in the West”
“Once Upon a Time in America”
“The Battle of Algiers”
“Exorcist II”
“Days of Heaven”
“La Cage aux Folles I, II, III”
“Le Professionnel”
“The Thing”
“The Mission”
“The Untouchables”
“Mission to Mars”
“The Hateful Eight”

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Rama pas takimit me emigrantët/ Shfaqëm dëshirën për të hapur kapitull të ri me Greqinë

Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre atë që popujt kanë bërë për njëri tjetrin përgjatë historisë....

Mami Kiara na prezanton “soundin” më të bukur në botë! (Video)

Vetëm pak ditë më parë dyshja e shumë përfolur e shtypit rozë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër për herë të parë....

Një thirrje për të pranuar Shqipërinë si fqinje dhe mike

Nga Mero Baze Ndërkohë që fjalimi i Edi Ramës sapo kishte përfunduar në ballkonin e një apartamenti në Acharnon, një nga bulevardet kryesore të Greqisë,...

“Të lanë në mëshirën e Elisës…”/ Takimi i Ramës në Athinë, Berisha nuk ndal sulmet

Në fjalimin e tij para mbështetësve tek Rruga e Shpresës, Sali Berisha nga “arresti shtëpiak” ka komentuar mitingun e Ramës në Athinë. Berisha shprehet se...

Apple dhe OpenAl pranë marrëveshjes që do të integrojë ChatGPT-në në iPhone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do ta shtoj ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po...

Lajme të tjera

Web TV