“Covid-19” mbyll kampionatin në Mal të Zi, lëkundet edhe Bjellorusia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Buduçnosti shpallet “kampion”, edhe në Bjellorusi nisin të shtyhen ndeshje për shkak të virusit. Kanë qenë dy prej vendeve që i kanë bërë më tepër ballë epidemisë, sa i përket sportit, por duket se edhe ato po dorëzohen. Më së fundmi, është ndërprerë j kampionati i futbollit në Mal të Zi, ndërsa, edhe në Bjellorusi tani po shtyhen ndeshje për shkak të virusit “Covid 19”.

Epidemia e virusit korona ka shkaktuar probleme me kalendarin e ndeshjeve anembanë Evropës dhe, më së fundmi, është ndërprerë kampionati i futbollit në Mal të Zi. Vendimin final e mori të martën Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të këtij vendi, ndërsa janë ndërprerë të gjitha garat. Sipas njoftimit, rezultatet e deritashme do të vlerësohen finale.

Kjo nënkupton se Buduçnosti i Podgoricës fiton titullin “kampion”. Në fakt Buduçnosti e kishte të sigurt titullin edhe para ndërprerjes. Së fundi në Mal të Zi janë rritur rastet me virusin korona dhe për këtë arsye u ndërprenë garat. Ndërkohë, edhe në Bjellorusi tani po shtyhen ndeshje për shkak të virusit “Covid 19”. Për shumë javë Bjellorusia ishte i vetmi vend në Evropë që zhvillonte kampionatin e futbollit.

Kampionati në Bjellorusi kishte nisur në kohën kur në vendet e tjera evropiane garat ishin pezulluar për shkak të virusit korona. Futbolli në Bjellorusi po luhet ende, ndërkohë që kampionatet janë rikthyer thuajse në të gjitha vendet evropiane. Të martën Federata e Futbollit të Bjellorusisë ka njoftuar se është shtyrë ndeshja e së premtes midis kampiones në fuqi, Dinamo Brestit, dhe Slutskit.

Dinamo ka konfirmuar se disa lojtarë të kësaj skuadre janë testuar pozitiv për virusin korona. Tanimë, ndeshja do të luhet më 12 gusht. Dinamo ka njoftuar të hënën se disa lojtarë janë karantinuar, por ka refuzuar të publikojë emrat e lojtarëve të infektuar.

Lexo edhe :  Barcelona kërkon qendërmbrojtës, dalin 3 opsionet e Flick

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV