Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujton kryetarin e parë të Akademisë së Shkencave(Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave përkujton kryetarin e pare të Akadenisë së Shkencave, Aleks Buda.

Në një njoftim të saj ky institucion ka shpërndarë një material bashkë me disa foto të cilat publikohen për herë të parë.

Akademiku Buda ishte anëtar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave detyrë të cilën e mbajti që prej themelimit të saj në vitin 1973 dhe deri në fund të jetës pasi u përzgjodh dy herë si kryetar i këtij institucioni.

Kujtojmë që Aleks Buda është ndarë nga jeta në 7 korrik të 1993.

 

Postimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave

27 vite më parë u nda nga jeta historiani i shquar, profesori, kryetari i parë i Akademisë së Shkencave të RPSSH, Mësuesi i Popullit Aleks Buda. Lindi në Elbasan më 1910. Pas përfundimit të shkollimit në Itali dhe Austri, u rikthye në Shqipëri në vitin 1938 ku punoi fillimisht si mësues në shkollat e mesme në Korçë e Tiranë. Menjëherë pas Çlirimit të vendit punoi si drejtor i Bibliotekës Kombëtare nga viti 1945 deri në vitin1946.

Kontributi i tij i çmuar u shpalos në fushën e historisë mesjetare shqiptare dhe të Rilindjes Kombëtare, edhe pse ishte arsimuar në letërsi. Prof. Buda e zhvilloi karrierën e tij si historian gjatë periudhës socialiste në Shqipëri. Aleks Buda ishte historiani i vetëm që mori pjesë në Kongresin e Ortodoksisë Shqiptare të mbajtur në Tiranë në 20-25 nëntor 1972.

Akademik Buda ishte anëtar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, detyrë të cilin e mbajti që prej themelimit të saj në vitin 1973 e deri në fund të jetës, pasi u rizgjodh dy herë.

Aleks Buda vdiq pas një sëmundjeje të rëndë, në Tiranë më 7 korrik 1993.

Lexo edhe :  Rama i dorëzon Mohammed bin Zayed Urdhrin e Madh të Mirënjohjes Publike

#ArkivatFrymëzojnë  #ArkivatKujtojnë  

/Ra.My.Fjala.al/

 

 

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV