Kaos në Beograd/Protestohet edhe në qytete të tjera të Serbisë-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas protestave të një dite më parë djeshme për shkak të njoftimit për një rikthimin të mundshëm të shtetrrethimit në kryeqytet organizata politike bën me dije një tubim.

Edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në një dalje për mediat se nuk do të ketë ndalime shumë-ditore të lëvizjes, ata sërish nuk u ndalën.

Vuçiç u shpreh se vendimi përfundimtar do të merret nga Qeveria e Serbisë ditën e enjte.

Në këtë drejtim, mediat serbe raportojnë se edhe gjatë ditës së sotme kishte incidente përpara Kuvendit, duke shtuar se disa protestues shënjestruan policinë.

Ministria e Brendshme e këtij vendi është përgjigjur duke thënë se autoritetet policore nuk kanë përdorur gaz lotsjellës.

Ndërkohë, protesta janë organizuar edhe në qytete tjera, shkruan REL.

Në Novi Sad, protestuesit dëmtuan ndërtesën e Bashkisë në qendër të qytetit. Gjatë protestës, një zjarr ka shpërthyer në hyrje të ndërtesës.

Më parë, protestuesit në atë qytet u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e Radio Televizionit të Vojvodinës (RTV).

Gjithashtu, gjatë protestës, u goditën me gurë ambientet e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet (SNS). Protesta përkrahet edhe nga partitë opozitare serbe.

Ndryshe, më 7 korrik, pas një konference për media të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, qindra qytetarë u mblodhën para parlamentit serb për të kundërshtuar paralajmërimet për rivendosjen e orës policore.

Nga përleshjet para ndërtesës së parlamentit serb, mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të policisë dhe protestues.

Lidhur me protestat, Vuçiq, kishte thënë se protestat nuk kanë të bëjnë me coronavirusin por ato janë “dhunë politike” ndaj institucioneve të Serbisë.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Pse Wirtz refuzoi klubin më të madh në Gjermani? Arsyen e tregon babai i lojtarit

Florian Wirtz është një nga transferimet më të përfolura të kësaj vere, pasi anësori i sulmit vendosi të largohej...

Aksident i trefishtë në Maliq, të plagosurit drejt spitalit të Korçës

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në afërsi të fshatit Symizë të Maliqit. Sipas raportimeve paraprake për media, në aksident janë përfshirë 3...

Reagon kancelari gjerman: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën e rrethuar, ndërkohë që këtë javë numri i të vdekurve atje e...

“Messi nuk më foli për tre muaj, pastaj…”

Një episod i pazakontë ka dalë në dritë nga brenda dhomave të zhveshjes së Argjentinës dhe PSG-së, me protagonistë Lionel Messin dhe Leandro Paredes....

Bie numri i pushuesve në Tushemisht, operatorët tregojnë arsyet

Në kulmin e sezonit veror, Tushemishti, një nga fshatrat më të bukur dhe të vizituar të Pogradecit, po përballet me mungesë të theksuar pushuesish....

Lajme të tjera

Web TV