Londër/Rrëzohet një vinç i madh prej 65 metrash, 4 të plagosur dhe dhjetëra të bllokuar -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vinç 65 metra i gjatë është shembur mbi një ndërtesë në Lindjen e Londrës duke lënë katër persona të plagosur dhe disa të bllokuar brenda.

Ekipet e shpëtimit kanë orë të tëra duke zhvilluar operacionin e shpëtimit, pas mësohet se ka njerëz nën rrënoja.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta në Rrugën Gale në Bow. Dëshmitarët në vendngjarje po raportojnë se vinçi u rrëzua paranë një varg shtëpish duke lënë një numër njerëzish në rrënoja.

Ishin fqinjët ata që raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë dhe kishin njoftuar shërbimet e urgjencës.

Një dëshmitar, i cili donte të mbetej anonim i tha për “The Sun Online”:

Ishte një përplasje e madhe dhe të gjithë po vraponin drejt dritareve të tyre për të parë se çfarë kishte ndodhur”

“Vetëm disa minuta më vonë, sirenat filluan dhe atje kanë ardhur gjithnjë e më shumë polici, zjarr, ambulanca“.

Në një dalje për mediat policia tha se:

Rreth orës 2.39 të mëngjesit në Rrugën Gale u raportua se një vinç është shembur pranë një shtëpie. Ne jemi në vendngjarje, kemi marrë raportime se katër persona pësuan lëndime në këtë kohë, teksa rruga ku ka ndodhur ngjarja është bllokuar”

Zëdhënësi i Shërbimit të Ambulancës në Londër tha:

Ne u njoftuam në telefon në orën 2.42 pasdite për të raportuar për një incident që përfshinte një vinç i cili ishte rrëzuar  pranë Watts Grove, Bow. Ne kemi dërguar një numër të burimeve të specializuara, përfshirë një ekip të avancuar, ekipet e ambulancave dhe ekipet tona të reagimit të zonave të rrezikshme (HART), mjekët tanë që arrijnë brenda tre minutave. Incidenti duket se nuk është vënë akoma në rrugë të drejt ne po punojmë ngushtë me anëtarët e tjerë të shërbimeve të urgjencës në vendngjarje.”

 

Lexo edhe :  Gjithçka që Rusia duhet të bëjë është të kthehet në shtëpi

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Vuçiçin e shajnë në kor edhe në vendin e tij të preferuar

Rrugët e qyteteve serbe kanë prodhuar skena të ngjashme për luftëra civile për ditë të tëra me radhë. Protestuesit kundër...

Trump bën gafën e radhës! Paskësh qenë dobët në Gjeografi

Gafat e Donald Trump me gjeografinë, kryesisht të shteteve të përfshira në konflikte, për të cilat ai pretendon se po i pajton, kanë qenë...

Rama vijon akuzat ndaj gjykatësit Balliu: Në 9 minuta…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish sot kritikat ndaj gjykatësit Hazbi Balliu për lirimin nga konfiskimi të një pallati pa leje, që do shërbente...

Makth në aeroportin e Milanos, 26-vjeçari i vë flakën koshit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin Malpensa të Milanos ku një 26-vjeçar i vuri flakën një koshi plehrash pranë...

Trump bën gafë: Solla paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Dy muaj pasi Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth në një konferencë për shtyp ngatërroi Tiranën me Teheranin, teksa komentonte sulmin e SHBA-ve...

Lajme të tjera

Web TV