OFL i çon formularin për deklarimin e pasurisë të “fortit” të Shkodrës Behar Bajrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar ditën e sotme formularët e vetëdeklarimit të pasurisë, tre shtetasve, ku një prej tyre ë me banim në Kuçovë dhe një tjetri me banim në Berat, në kuadër të operacionit anti-KÇK, të nisur prej fillimit të shkurtit.

Sipas burimeve zyrtare, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

B. B., banues në Shkodër, nën hetim për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”;

A. P., banues në Mirditë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim;

A. G., i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Burime bëjnë me dije se këta shtetas janë: Behar Bajri, Artan Prenga dhe Arben Ghete

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.” thuhet në njoftimin e policisë.

Kush është Behar Bajri?

Behar Bajrit u arrestua në Holandë më 22 shtator 2018, në operacionin “Oaz” dhe konsiderohet si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri. Ai akuzohet se ka vrarë gruan e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002. Ai njihet si numri dy i grupit “Bajri”.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV