Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi në gjykatë dosjen voluminoze me 31 të pandehur, të akuzuar për trafik droge dhe klandestinësh. Hetimet e nisura dy vite më parë dhe grupi që vepronte në Holandë, Greqi dhe Shqipëri.
Elvis Myrta
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen me 31 të pandehur, të akuzuar për trafik droge. Sipas SPAK-ut këta persona trafikonin kokainë, heroinë e kanabis nga Shqipëria në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, me destinacion Turqinë dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Dosja është dërguar dy ditë më parë për gjykim në Gjykatën Speciale anti Korrupsion. Gjatë hetimit prokuroria ka evidentuar disa episode të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë dhe kanabis sativa në Shqipëri dhe Greqi, duke bërë sekuestrime rast pas rasti gjatë viteve 2018-2019. Për të njëjtën periudhë dyshohet trafikimi i farërave të bimëve narkotike, i kryer nga ana e pjesëtarëve të këtij grupi kriminal, nga Holanda në Greqi, e më pas për në Shqipëri.
Gjithashtu, gjatë hetimit të këtij procedimi penal është dokumentuar edhe veprimtaria e paligjshme e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit të disa shtetasve sirianë, me drejtim nga Greqia në Shqipëri, e më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Të pandehurit akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Si funksiononte grupi
Hetimet të shtrira në një periudhë 3-vjeçare, nga 2016, deri më 2019, kanë zbuluar edhe skemën si funksiononin këto grupe kriminale. Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçëm për kultivimin e lëndëve narkotike. Droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.
Gjithashtu, këto grupe kriminale organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët vinin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në drejtim të Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Së fundi, këtyre grupeve kriminale u është sekuestruar rreth 120 kg kanabis, 4 kg kanabis në formë çokollate, 1,1 kg kokainë, bimë narkotike të kultivuara, 3800 fara kanabis, një laborator për kultivim të bimëve narkotike me ndriçim artificial, telefona celularë dhe disa automjete. Ndërkohë policia greke gjatë operacioneve të kryera ka sekuestruar rreth 200 kg kanabis, 3,5 kg kanabis në formë çokollate dhe 1,3 kg kokainë.
Gjatë operacionit Limit, të shkatërrimit të këtyre grupeve kriminale, janë sekuestruar rreth 120 kg kanabis, 4 kg kanabis në formë çokollate, 1,1 kg kokainë, bimë narkotikë të kultivuara, 3800 fara kanabis, një laborator për kultivim të bimëve narkotike me ndriçim artificial, telefona celularë dhe disa automjete.
Ndërkohë, policia greke gjatë operacioneve të kryera ka sekuestruar rreth 200 kg kanabis, 3,5 kg kanabis në formë çokollate dhe 1,3 kg kokainë. Gjithashtu, këto grupe kriminale organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët vinin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas shkonin në drejtim të Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.
Ja kush janë 31 personat e marrë si të pandehur
Pas përfundimit të hetimeve SPAK-u dërgoi për gjykim në GJKKO 31 të pandehurit. Ndaj tyre institucioni më i ri i drejtësisë ka ngritur 6 akuza të rënda, që nga trafiku i drogës e deri te kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe grup të strukturar kriminal.
Si të pandehur për këtë dosje SPAK-u ka dërguar në gjykatën speciale të pandehurit: Olger Bamllari; Aleksandër Pepi; Gjergji Çollaku; Hysni Sadiku; Sokol Nesimi; Aldo Nesimi; Bilbil Shqalshi; Kristo Ruçi; Besjan Valca; Drini Valca; Festim Çorbaxhiu alias Bajraktari; një shtetas turk, Rexhep Ipek; Eljon Jaho; Gjergji Muka; Romeo Tare; Andrea Caca; Emiliano Kalemi; Bektash Zeneli; Besjan Zeneli; Enkelejdi Sadiku; Kristo Çobaj alias Christo Tsompain; Gjergji Çobaj; Edmir Ballia; Eduart Hoxha; Fejzo Dana; Arbër Brahimi; Vangjel Brahimi; Agron Manka; Ertin Hoxhalli; Eugen Meka dhe Kastriot Hoxha.
Në ditët në vijim pritet të zhvillohet seanca paraprake ndaj këtyre personave, ku do të vendoset nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim.
/En.Br./Fjala.al