Dhuna policore në ndeshjen me Gjilanin/ Prishtina paralajmëron tërheqjen nga garat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në futbollin kosovar janë rikthyer tensionet, duke çuar edhe në përplasje të lojtarëve e stafit teknik me policinë.

Ndeshja e djeshme e skuadrës së Prishtinës me atë të Gjilanit ka pasur një përfundim jo të mirë.

Policia ka hedhur spraj në drejtim ekipit dhe stafit teknik të Prishtinës, duke bërë që një pjesë të përfundojnë edhe në spital.

Fillimi i fraksionit të dytë të këtij takimi bëri që Prishtina të mbesë me një futbollist më pak në fushë pas kartonit të kuq të portierit Visar Bekaj.

Ky vendim solli reagime të ashpra në drejtim të gjyqtarit, Kreshnik Vula.

Pas humbjes së ndeshjes me rezultatin 2:1 nga Gjilani, trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, ka shkuar në drejtim të treshes së gjyqtarëve për të kërkuar llogari, por aty ai është penguar nga Policia e Kosovës dhe njëri prej tyre ka përdorur spraj në drejtim të zyrtarëve të klubit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” pas kësaj ndeshje, Prishtina deklaron se shumë futbollistë e trajnerë janë dëmtuar nga sulmi i policisë.

Ndërsa ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga Superliga e Kosovës.

 “Pas ndeshjes, futbollistët prishtinas duke dashur të kërkojnë sqarime nga gjyqtarët, u sulmuan me sprej syve nga zyrtarët policor dhe në spital u dërguan kryetrajneri Dallku, përfaqësuesi i klubit Kushtrim Sopa dhe futbollisti Labinot Ibrahimi. Kurse Lorik Boshnjaku nga thyerja emocionale ka lënduar dorën duke goditur mjet të fortë. FC Prishtina me gjasë, 99% do të tërhiqet nga garat!”-thuhet në reagimin e klubit të Prishtinës.

https://www.facebook.com/FCPrishtina/posts/10159110470998538

Me rezultatin e së mërkurës, Prishtina bie nga vendi i dytë në të katërtin, me Ballkanin e Gjilanin që ngjiten, e Dritën që mbetet liderë.ka.ta/Fjala.al/

Lexo edhe :  Dhuna serbe ndaj futbollistit shqiptar/ FSHF dënon ngjarjen në Bosilegrad të Serbisë

https://www.facebook.com/FCPrishtina/posts/10159110474138538

Të fundit

Portreti që tronditi botën shpallet Fotografia më e Mirë e shtypit Botëror për vitin 2025

Një portret prekës i një djali të vogël nga Gaza, që po rikuperohet nga plagët e luftës, është shpallur...

A mund të ndikojë Giorgia Meloni tek Trump në interes të BE?

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ishte e pranishme në ceremoninë e inagurimit të presidentit Trump në detyrë, si e vetmja kryetare e një qeverise të...

A ishin oqeanet dikur të gjelbra?

Në vitin 1990, sonda Voyager 1 bëri një foto historike të planetit tonë, të marrë nga më shumë se 6 miliardë kilometra larg. Sonda ishte përtej orbitës së...

Sfidë edhe në rrjetet sociale, Interi i kundërpërgjigjet Bayernit me ironi

Sfidë edhe në rrjetet sociale, Interi i kundërpërgjigjet Bayernit me ironi Klubi italian, Inter iu kundërpërgjigj Bayern Mynihut me një postim gazmor në rrjetet sociale...

Zbardhet djegia e makinës së 30-vjeçares në Tiranë, shpallen në kërkim 3 shtetas

Tre shtetas janë shpallur në kërkim në Tiranë, pasi dyshohen si autorë të djegies së një automjeti të një shtetaseje 30-vjeçare gjatë ditës së...

Lajme të tjera

Web TV