Kreu i OBSH: Pandemia po përhapet me shpejtësi,nuk e kemi akoma në kontroll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përhapja e pandemisë së Koronavirusit vijon që të “përshkallëzohet” dhe në shumicën e vendeve, nuk është vendosur ende nën kontroll. Kështu deklaroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference të mbajtur ditën e sotme.

Duke folur gjatë mbledhjes javore me shtetet anëtare, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se deri më tani më shumë se 11.8 milion raste me koronavirus i janë raportuar agjencisë së shëndetit në OKB, gjysma prej tyre në 6 javët e fundit.

Ai shtoi se pandemia ka ekspozuar pabarazitë globale dhe kombëtare si në sistemet e shëndetësisë ashtu edhe në shoqëri.

“Thuhet shpesh se sëmundjet nuk njohin kufij. Atyre nuk u interesojnë diferencat politike, dhe shpërfillin dallimet që bëjmë midis shëndetit dhe ekonomisë, jetës dhe jetesës. Pandemia e Covid-19 i ka prishur të gjitha këto.

Ka shfrytëzuar pabarazitë në sistemet tona shëndetësore dhe skizmat në shoqëritë tona. Pandemia ka ekspozuar pabarazitë ekzistuese, duke zgjeruar dhe thelluar çarjet midis nesh…Në pjesën më të madhe të botës virusi nuk është nën kontroll. Po keqësohet. 11.8 + raste me Covid-19 janë raportuar në OBSH. Më shumë se 544,000 jetë janë humbur. Pandemia po përshpejtohet. Numri i përgjithshëm i rasteve është dyfishuar në gjashtë javët e fundit.

 

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit!

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar sa i përket ndërhyrjes së policisë së shtetit në ambientet e...

Ukrainën lindore në këmbim të paqes, ja çfarë kërkon Putini nga Trump

Vendet europiane dhe Ukraina u janë përgjigjur planit të Valdimir Putin për armëpushimin me një kundërpropozim që sipas tyre duhet të jete kornizë referimi. Lajmin...

Karteli famëkeq shqiptar/ Pse e lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare “Hellbanianz”, e cila dikur e vendosur me bazë në Londër u bë e...

Fadil Hasa, aktori i njohur i humorit që po i mungon skenës shqiptare

Fadil Hasa lindi në Krujë, me 8 prill 1940 dhe kreu gjimnazin “29 Nëntori” në Shkodër, ku u aktivizua në aktrim e për t’u...

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine!

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish...

Lajme të tjera

Web TV