Më 4 korrik 2017 Monika Kryemadhi u zgjodh kryetare e LSI-së. Sapo u mbushën 3 vjet nga ai moment. Por si ka qenë dhe si ka funksionuar LSI në këto 3 vjet. E ftuar në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Kryemadhi tha se tre vite në krye të LSI-së kanë qenë intensivë dhe të vrullshëm.
-Tre vjet në krye të LSI-së, mund të bëni një bilanc të shkurtër?
-Për ta mbledhur do bëhëj një listë e gjatë e shumë gjërave, por bilanci do bëhet ditën e zgjedhjeve dhe rezultati i punës së LSI-së do jetë rezultati i votave të qytetarëve për LSI-në dhe për opozitëb e bashkuar. Ajo çka LSI-ja vendosi në 4 korrik për të mandatuar Monika Kryemadhin si kryetare dhe fjala ime në atë Konventë e cila distanconte përfundimisht LSI-në nga partia Socialiste,por nuk mund të them nga PS por nga Rilindja e Edi Ramës, ishte një veprim i cili në një farë mënyre krijonte një lloj dyshimi në një pjesë të caktuar jo vetëm të elektoratit por edhe të partisë për shkak se vijnë pas një katër vjeçari ku të jemi të sinqertë, LSI është një parti e majtë e cila në thelb edhe të programit ka social demokracinë dhe fokusin te të rinjtë dhe te pjesa më vitale e një populli e cila për hir të së vërtetës në çdo vend të botës, të rinjtë janë të majtë. E gjithë veprimtaria e LSI-së ka qenë një veprimtari radikale mund ta quajmë. Radikale ka qenë pjesa e djegies së mandateve.
-Çizmja përshmebull.
-Çizmja ka qenë personale, por po themi politike. Është edhe një veprim politik për të treguar që kur makutëria me të cilën kërkon t’u rrëmbesh njerëzve jetën e përditshme, normalitetin dhe lirinë, çizmja është gjëja më e vogël që mund t’i ndodhë dikujt. Ndaj them që rezultati i gjithë kësaj pune do duket ditën e votimeve, atë kur shqiptarët do t’a tregojnë me votën e tyre ndaj LSI-së. Unë mendoj që përsa i përket aktivitetit të saj, LSI ka një aktivitet goxha intensiv, ka një dalje publike të shpeshtë mediatike ka një kontakt të shpeshtë dhe të përditshëm.
-A e quani pozitiv bilancin e këtyre tre viteve?
-Nuk mund të flas për bilancin pozitiv të Monikës por për mua bilanci duhet llogaritur si është impakti te shqiptarët dhe për hir të së vërtetës ky bilanc te shqiptarët është mjaft i keq për shkak të largimit të qindra mijërave shqiptarëve nga Shqipëria. /Fjala.al/Ke.Ba
https://youtu.be/XZgzre6Rxx0