“Pse do t’ju votojnë juve?” Monika Kryemadhi jep përgjigjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

LSI duket e sigurtë se do vijë në pushtet dhe këtë e reklamon në shumë raste. Por në shumë raste të tjera kjo parti këkron më shumë vota sesa anëtarësia e saj. Po përse shqiptarët duhet të votojnë LSI? Monika Kryemadhi përgjigjet në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU se të jesh pjesë e LSI-së je pjesë e një familjeje të madhe.

-Zonja Kryemadhi, pse duhet t’iu besojnë dhe t’iu votojnë juve shqiptarët?

-Unë e kam shumë të thjeshtë për t’a thënë këtë gjë. Nëse dikush nuk ka punuar apo nuk ka votuar me LSI-në, mjafton t’i drejtohet dikujt që ka votuar për LSI-në, dikujt që ka punuar me LSI-në dhe do të thotë që të jesh pjesë e LSI-së nënkupton të jesh pjesë e një familjeje. Dhe njerëzit e një familjeje kujdesen shumë për njëri-tjetrin. LSI-ja kujdeset për njerëzit e saj. LSI-ja ua jep shansin njerëzve të saj. Por problemi tani është që LSI-ja do dalë jashtë njerëzve të saj. Sot LSI-ja do ia japë shansin të gjithë shqiptarëve sepse ka ardhur koha që shqiptarët të kenë një shans për të ecur përpara dhe jo vetëm për të pasur shansin për një vend pune dhe për të marrë një lëmoshë. LSI-ja ua ka dhënë shansin shumë të rinjve dhe të rejave dhe çdo i ri dhe e re që ka dëshirë të realizojë ëndrrat e tij e gjen veten në LSI. Ne na ka dalë nami që i fusim njerëzit në punë, ne na ka dalë nami që e mbajmë fjalën, kshu që mendoj se slogani ynë më i mirë është “Takoni ata që kanë jetuar me LSI-në dhe do të kuptoni se kush është LSI-ja.”/Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  U mor i pandehur nga SPAK/ Meta nga qelia: Përshëndes përfundimin e farsës hetimore

https://www.youtube.com/watch?v=4mrg3SmyDZI

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV