Riinfektohet për herë të dytë/Flet ish-banori i Big Brother, ja si ndryshuan simptomat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-banori i ‘Big Brother’, Petrit Bykykbashi është infektuar për herë të dytë nga koronavirusi. Ai tregoi për ndryshimin e simptomave që ka pasur nga infektimi për herë të dytë.

“Simptomat më të rënda që kam përjetuar atëherë kanë qenë dhimbje koke, shtrëngime të gjoksit, temperaturë, kollë e thatë, probleme me frymëmarrjen, dhimbje e nyjeve, dhimbja e muskujve, të njëjtat i kam edhe sot vetëm se më janë shtuar edhe ethet. Ethet atëherë nuk i kam pasur por kësaj rradhe janë më agresive dhe ajo që është më agresive se herën e parë është frymëmarrja, si duket covidi kaluar ka bërë një dëm tek unë ku konstaton edhe reagimi i mushkërive, dyshohet në incizimin e mushkërive kanë dal disa hije të dyshuara të cilat janë si pasojë e covidit të kaluar, ndërsa kësaj rradhe po sulmon aty ku e ka bërë dëmin herën e kaluar’’ shprehet ai për riinfektimin me covid-19.

Ndërsa thotë se nuk e di nëse është riinfektuar apo virusi ka qëndruar gjatë gjithë kohës në trupin e tij dhe tashmë është zgjuar sërish.

  I pyetur nëse ka mundësi që të personi të riinfektohet sërish ai u shpreh se sipas OBSH-së, ata e shohin si mundësi infektimin përsëri më këtë virus.

“Raste në botë ka të cilëve iu është rikthyer ose pretendohet që është rikthyer edhe rastet e tilla, në këtë rast si unë janë të dyshimta se a është rikthyer, a ka mundësi që nuk është zhdukur kurrë, apo thjeshtë është virusi i vdekur brenda trupit që me raste aktivizohet, ajo se cka po ndodh në të vërtetë, duke mos u bazuar shumë se dhe bota i ka vendosur shumë pikëpyetje të mëdhaja dhe nëse testet se sa janë të sigurta’’ thotë ai.

Lexo edhe :  Pezullohet nga detyra një polic në Shkodër, ja arsyeja (Emri)

I pyetur se kur i ndjen më shumë problemet shëndetësore, ai shprehet se gjatë natës gjendja e të infektuarëve duket se përkeqësohet më shumë.

“Mëngjeset janë shumë të hareshme, ditët janë aq perfekte që në një moment mendon që është gjithçka psiqike por kur vjen mbasditja diku nga ora 4-5 fillojnë sulmet deri diku të fuqishme atëherë e merr vesh se nuk është psiqike, netët janë jashtëzakonisht agresive, të pamëshirshme, saqë kur zgjohesh në mëngjes të duket sikur ke rilindur’’, shprehet Bylykbashi. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Të jesh Papë, 12 fakte befasuese që nuk i paskemi ditur!

Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si...

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata. Ulsi Manja:...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Lajme të tjera

Web TV