SHBA-ja dhe BE-ja dënojnë protestat në Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi ka thënë se i dënon të gjitha format e dhunës, përfshirë ato “që duket se janë sulme të koordinuara ndaj policisë”, si dhe përdorimin e tepruar të forcës nga ana e organeve të sigurisë.

SHBA-ja po ndjek me vëmendje ngjarjet e dy ditëve të fundit në Beograd dhe qytetet tjera në Serbi dhe është thellësisht e shqetësuar me shfaqjen e dhunës, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane të postuar në rrjetin social Twitter.

“Shqetësimet dhe debatet për atë se si një vend mund t’i shpëtojë njerëzit e tij nga pandemia më vdekjeprurëse e kohës sonë – janë çështje serioze dhe duhet të jenë pjesë e një debati të qetë dhe të arsyeshëm në nivelin kombëtar”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Gjatë dy ditëve të fundit në Beograd dhe qytetet tjera të Serbisë janë zhvilluar protesta të dhunshme, përmes së cilave po kundërshtohet mundësia e shtrëngimit të masave kundër pandemisë së koronavirusit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën paralajmëroi se mund të vendoset orë policore, pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Menjëherë, qindra njerëz dolën në rrugë për të protestuar.

Por, më pas të mërkurën ai tha në një konferencë për media se qeveria serbe mbase do të vendosë që të mos ketë orë policore.

Protestat, Vuçiq i quajti politike, dhe se sipas tij, ato nuk kanë lidhje me koronavirusin.

BE: Trazirat dhe vazhdimi i dialogut nuk ndërlidhen
Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se po i ndjek më vëmendje të madhe zhvillimet në Serbi.

Lexo edhe :  Alarmi: Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Ana Pisonero, zëdhënëse e BE-së, theksoi se u takon autoriteteve të secilit vend që të merren me vlerësimet e rrezikut të pandemisë.

Ajo deklaroi se tubimet janë një e drejtë demokratike dhe themelore.

Sipas zyrtarëve të BE-së, trazirat në Serbi nuk do të ndikojnë në agjendën e vendosur të dialogut Kosovë-Serbi, sepse këto dy gjëra nuk “janë të lidhura”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të mërkurën tha se protestat synojnë të dobësojnë pozicionin e Serbisë para vazhdimit të bisedimeve me Kosovën të ndërmjetësuara nga Bashkimit Evropian.

Ai të enjten ka udhëtuar në Paris, ku do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron, me të cilin do të diskutojë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Më 10 korrik është paraparë një video-samit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilin e kanë organizuar presidenti Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik pritet të takohen në Buksel, ngjarje kjo që do të shënojë edhe rifillimin e dialogut ndërmjet dy vendeve, i ndërprerë në fund të vitit 2018./REL

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV