Shoqata e transportit ndërqytetas: Plotësoni kushtet ose do dalim në protestë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operatorët e transportit ndërqytetas  janë shprehur të pa kënaqur me kushtet të cilat po punojnë.

Ata shprehen se kanë vështirësi financiare  për vazhdimin normal të punës pasi shteti u ka premtuar ndihmë por nuk po e marrin.

Kreu i shoqatës së transportit ndërqytetas, Kujtim Mema bëri dy kërkësa që sipas tyre janë imediate, të luftohet informaliteti dhe të falet tasksa e bashkisë.

Ndërsa disa të tjerë  shprehen se situatën mund ta lehtësojë ulja e TVSH-së në 6% ose rritja e blietës.

“Pas fillimit të punës ne shohim që jemi në gjendje të vështirë ekonomike dhe puna jonë nuk ka vlerë financiare. Po dëmtoheni nga transporti informal, shteti na premtoi që do na ndihmonte por nuk po marrim ndihmën e duhur. Informaliteti është në maksimum, sado task forca ka dalë për ta ndaluar, puna është e pakët dhe nuk vlen.

Na është premtuar se do na falet taksa e bashkisë. Ne kemi 5 muaj pa punë dhe nuk kemi para në familjet tona dhe jo më të paguajmë këtë taksë të bashkisë.  Rama ka thënë që taksat do të shtyhen deri në dhjetor, ndërkohë që bashki na i solli zarfin. I kërkoj këshilli bashkiak të ulën dhe të rishikojnë situatën tonë dhe të na ndihmojnë.  Premtimet janë të mëdha për ta ndihmuar sektorin tonë. Jemi duke pritur, por ka gjëra që nuk mund ti presim, sic është informaliteti”, tha kreu i shoqatës.

Shoqata bëri të ditur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre do të dalin para bashkisë në protestë.  /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Tragjedi në familjen e influencueses: Humb jetën vajza e saj 12-muajshe

Influencuesja, Lizzie Kieffer, ka ndarë me ndjekësit e saj një dhimbje të papërshkrueshme: vajza e saj e vogël, Lilian...

Pse rriten ndjeshëm eksportet bujqësore?

Fatos Çoçoli Sipas INSTAT, eksportet bujqësore për periudhën janar-mars 2025, në krahasim me janar-mars 2024, u shtuan me 26 përqind në vlerë dhe me 11...

Një ditë pa energji elektrike/ Si dukeshin 12 orë errësirë ​​në Spanjë dhe Portugali

Luis Ibáñez Jiménez po ngiste makinën në një autostradë në lindje të Madridit kur Spanja humbi energjinë elektrike. «Papritmas, nuk kishte semaforë», tha banori i...

“Jam sëmurë, më lironi nga burgu”/ Apeli jep vendimin për Pajtime Fetahun

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së, duke rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila kërkonte lehtësimin e...

“Kalorësi i Babunjës”/ Prezantohet në Vjenë zbulimin unik i arkeologjisë shqiptare

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri ka nisur përgatitjen për aktivitetin e rëndësishëm që do të zhvillojë në bashkëpunim me Muzeun e Historisë...

Lajme të tjera

Web TV