U denoncua nga fqinjët se refuzonte ushqimin, gruaja bën deklaratën e çuditshme (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Kombinat, ku nënë e bijë u vetëflijuan për tu ringjallur, ka nisur ndërgjegjësimi qytetar për të mos heshtur për raste të tilla.

Në polici ka mbërritur një telefonatë, ku një banor në Tiranë denoncon rastin e një gruaje 51-vjeçare e cila kishte rreth 6 muaj pa u ushqyer dhe nuk dilte nga banesa.

Në videon e publikuar në emisionin “112” nga gazetari Antonio Çakshiri, shihet teksa policia hyn në banesën ku zonja banon dhe i kërkon informacion se sa kohë ka pa u ushqyer.

Ndërkohë 51-vjeçarja, sipas telefonatës të mbërritur në Sallën Operative, kishte rreth 6 muaj që refuzonte ushqimin dhe konsumonte vetëm ujë, ndërsa e pyetur nga uniformat blu, gruaja u shpreh se nuk ushqehej për shkak të problemeve shëndetësore.

Por, gjatë kontrollit nga doktori në banesë gruaja flet për ringjalljen, një fjali mes fjalëve të lidhura pa kuptim, ndërsa burime për policinë bëjnë me dije se në shtëpinë e saj u gjetën libra fetarë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të zbuluar se cilit sekt fetar i përket./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV