BERZH dhe BE rrisin financimet për Bizneset e Vogla e të Mesme në Ballkanin Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bizneset do të mund të përmirësojnë konkurueshmërinë e tyre pas pandemisë së koronavirusit.

  • BERZH dhe BE përgatisin një tjetër paketë financiare për Bizneset e Vogla dhe të Mesme në Ballkanin Perëndimor
  • Programi i parë i përbashkët që do t’i ndihmojë bizneset të tejkalojnë efektet e krizës nga koronavirusi
  • Deri në 70 millionë euro hua nga BERZH  dhe 15 millionë euro fonde nga BE për të nxitur kreditimin

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Europian (BE) po rrisin mbështetjen e tyre për bizneset e vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor duke ofruar financime shtesë në kuadër të krizës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Banka do të ofrojë deri në 70 millionë euro në linja të reja kreditimi për institucionet partnere financiare me qëllim rritjen e kreditimit për bizneset vendase në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. BE do të ofrojë gjithashtu 15 millionë euro për të identifikuar dhe verifikuar paisjet dhe teknologjinë më të mirë në mënyrë që Bizneset e Vogla dhe të Mesme të rrisin konkurueshmërinë e tyre dhe të orientohen drejt një ekonomie të gjelbër.

Vendet e Ballkanit Perëndimor i janë përgjigjur pandemisë se koronavirusit me masa të rrepta të shëndetit publik të cilat kanë sjellë si rrjedhojë një impakt të rëndë ekonomik. Vendet gjithashtu vuajnë nga tkurrja ekonomike globale dhe rënia e kërkesës për produktet e tyre.

BERZH dhe BE përmes “Ekipit Europa” (Team Europe) po i mbështesin bizneset e vogla dhe të mesme të bëhen më konkuruese dhe të kërkojnë zgjidhje inovative për t’u përballur me sfidat e reja. Fondet do t’u sigurojnë bizneseve akses në financime, arritjen e standarteve më të larta të produkteve dhe vendosjen në një pozicion më të favorshëm për të përfituar nga mundësitë e eksportit të ofruara në rajon dhe në tregun europian.

Lexo edhe :  Washington DC/ Më 24 dhjetor 1851 digjet Biblioteka e Kongresit

“Ne kemi marrë një angazhim për t’i mbështetur seriozisht bizneset në këto kohë të vështira,” tha Pierre Heilbronn, Zëvendës President i BERZH për Politikat dhe Partneritetet. “Fondet tona do të ofrojnë mbështetje për rimëkëmbjen, rritjen dhe përgatitjen për të ardhmen, Ky angazhim është gjithashtu një dëshmi për partneritetin e fortë dhe bashkëpunimin me BE në Ballkanin Perëndimor”.

Olivér Várhelyi, Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin tha: “Bizneset e Vogla dhe të Mesme janë jetike për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe janë prekur vecanërisht nga kriza. Kjo është arsyeja pse ne në kuadër të një bashkëpunimi afatgjatë me BERZH në rajon po rrisin mbështetjen ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme- jo vetëm për të siguruar mbijetesën e tyre por edhe për të rritur fleksibilitetin dhe për të hedhur bazat për një rimëkëmbje të qëndrueshme.”

BERZH është një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në Ballkanin Perëndimor. Deri tani, ka investuar 13 miliardë euro në më shumë se 700 projekte në infrastrukturë, SME dhe në ekonominë e gjebër. /Monitor/

Të fundit

Tradita e Byrekut të Mbretit: Një Simbol i Fatit për Vitin e Ri

  Byreku i Mbretit, një zakon i lashtë, që simbolizon fatin dhe bekimin për vitin e ri. Me origjinë nga...

SPAK dërgon për gjykim 4 të pandehur për trafikun e lëndëve narkotike

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim katër të pandehur të akuzuar për...

Fejohet Dua Lipa? Fotot që po bëjnë xhiron e rrjetit!

Thuhet se Dua Lipa dhe Callum Turner kanë shënuar një moment të veçantë në jetën e tyre, pasi aktori i njohur i ka propozuar...

Zbulohet dosja e ish-Sigurimit për Parashqevi Simakun: I kërkohej këngëtares të…

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka zbuluar disa dokumente të cilët tregojnë se si Parashqevi SImaku në vitin ’89 po...

Si të zgjidhni arrat e duhura për bakllavanë e Vitit të Ri

Arrat janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Ato ofrojnë vitamina, minerale dhe shumë përfitime...

Lajme të tjera

Web TV