Bylisi, sa shumë drithërima për 3 pikë në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ballshiotët ngadhënjejnë vetëm në minutën e 97-të ndaj Flamurtarit. Java e 33-të e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka ngritur siparin të premten në mbrëmje, me takimin Flamurtari-Bylis, që u fitua me vështirësi nga miqtë me rezultatin 3-2.

Në fakt, pjesa e parë ka qenë e vakët në lojë në gjysmë-orën e parë të saj, por në minutën e 32-të Malçi zhbllokon takimin duke krijuar idenë se ballshiotët do ta administronin shumë lehtë sfidën. Por Hoxhaj u kundërpërgjigj për vendasit 4 minuta më vonë, duke përfituar nga një gabim në mesfushë i Bylisit dhe mposhti portierin Isli Hidi.

Në barazim 1-1 do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat sollën edhe 3 gola të tjerë. Ballshiotët fitojnë një 11-metërsh në minutën e 63-të dhe veterani Isli Hidi e mori përsipër duke mos gabuar para Moçkës. Por Flamurtari u kundërpërgjigj sërish, kur Murataj shkakton 11-metërsh në minutën e 77-të. Kapiteni i Flamurtarit Andi Ribaj vendosi sërish takimin në barazpeshë, duke mos gabuar nga pika e bardhë.

Në minutat e mbetura, Flamurtari u përpoq të mbronte rezultatin, kurse Bylisi nuk pajtohej me barazimin. Në një moment shpërqendrimi të vlonjatëve, të mbetur në shtesë me 10 lojtarë. Malçi vulosi fitoren e Bylisit duke marrë me vete një fitore të vuajtur, por mjaft të vyer.

Të fundit

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Lajme të tjera

Web TV