Debutimi zhgënjyes i prish planet, Ferrari bën modifikime për garën e dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fillimi i sezonit të 2020-ës në Formula 1 ka qenë mjaft zhgënjyes për skuadrën e Ferrarit.

“Kokëkuqja” pati disa vështirësi dhe nuk e përfundoi siç pritej garën në Austri. Ndonëse talenti i ri i kësaj skuderie, Charles Leclerc zuri vendin e dytë, katër herë kampioni i Formula 1, Sebastian Vettel u rendit i dhjeti.

Gara e dytë e këtij sezoni do të zhvillohet po në këtë shtet, dhe aty makina italiane do të provojë disa modifikime.

Performimi në të njëjtën pistë do të tregojë nëse këto ndryshime do të adaptohen te njëvendëshja italiane dhe nëse do të jenë ato të duhurat apo jo.

Ndryshimet në fjalë ishin parashikuar të bëheshin në garën e Hungarisë pas 2 javësh,  por duke parë situatën u vendos të testoheshin në Austri.

Modifikimet që janë kryesisht aerodinamike dhe në telajo, kanë si qëllim t’i japin makinës më shumë shpejtësi në pistë, sidomos në pjesët e drejta të saj.

Së fundmi ka mbërritur dhe pjesa e poshtme e makinës që pritet t’i japë më shumë ekuilibër, si dhe ajo e përparme. Ndërsa pritet të bëhen edhe ndryshime të tjera.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Kabuli mund të bëhet qyteti i parë modern në botë që rrezikon të mbetet pa ujë

Kabul, kryeqyteti i Afganistanit, po përballet me një krizë të thellë uji që rrezikon të bëjë qytetin e parë...

Stuhi të fuqishme godasin Poloninë! Dëme të mëdha dhe mijëra banesa mbesin pa energji

Polonia është përballur me stuhi të fuqishme që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa rajone të vendit, duke lënë rreth 30,000 persona pa...

Plagosje në Tiranë, 38-vjeçari qëllon me armë zjarri komshiun

Një plagosje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë, ku një 38-vjeçar ka plagosur me armë zjarri komshiun e tij. Sipas...

Mediat serbe shfrenojnë fantazinë/ Huliganët shqiptarë nuk patën mëshirë

"Huliganët shqiptarë nuk patën mëshirë". Kështu titullon media serbe "Pink" artikullin e raportimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë, të mbyllur me...

“Ndeshja me Jugosllavinë u humb…”/ Dëshmia e rrallë e ish-futbollistit të kombëtares

Nga Uvil Zajmi Në vijim të udhëtimit tonë me ekipin kombëtar të futbollit për Eliminatoret “Euro ’68”, dhe drejt sfidës historike të 17 dhjetorit ’67...

Lajme të tjera

Web TV