Është miratuar në parim nisma e 28 deputetëve të opozitës parlamentare lidhur me ndryshimet kushtetuese per sistemin dhe eleminimin e koalicioneve parazgjedhore.
Kjo nismë është votuar nga 16 deputetë pro këtij projekt-ligji dhe asnjë abstenim, ndërsa kundër ishte vetëm deputeti Adriatik Alimadhi.
Do të ketë një tjetër votim pasi ky ishte një miratim vetëm në parim gjatë dy orëve diskutim në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit.
Vlen të theksohet se pro votuan edhe deputetë nga mazhoranca si Bashkim Fino, Alket Hyseni apo Klotilda Bushka. /Ra.My. Fjala.al/