Kujdes! Masat që duhet të merrni për të shmangur dëmtimet nga rrezet dhe kremi i diellit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspozimi i tepërt dhe i pambrojtur ndaj diellit është një nga faktorët kryesorë të plakjes së parakohshme dhe dëmtimeve të forta të lëkurës. Aplikimi i solucioneve të duhura kundër diellit është hapi i duhur për të mbrojtur lëkurën.

Megjithatë, një proces i tillë kërkon kujdes, sepse gabimet në aplikimin e këtij sistemi mbrojtës mund të bëjnë më shumë dëm. Ajo që duhet të dimë është se dielli e ndihmon organizmin të prodhojë vitaminën D3, që është thelbësore për sistemin imunitar dhe humorin.

Mbrojtje natyrale apo toksike?

Tregu është i stërmbushur me solucione kundër rrezeve ultravjollcë të diellit. Shumica prej tyre ofrojnë një kokteil toksik substancash kimike që e dëmtojnë lëkurën. Sipas ekspertëve të fushës, mbi 75% e të gjithë kremrave të shitur në tregun global përmbajnë toksina, sic mund te jenë:

• Paraben
• Acid Para amino benzoic
• Octyl salicyclate
• Cinoxate
• Phenylbenzimidazole
• Homosalate
• Menthyl anthranilate
• Octocrylene

Solucionet spërkatëse kundër diellit

Këto solucione mbartin rreziqe të fshehura. Sipas ekspertëve, përbërësit e këtyre spërkatësve janë dëmtues për shëndetin nëse kalojnë në rrugët e frymëmarrjes.

Koha e aplikimit të kremit

Kremi kundër diellit duhet vendosur në lëkurë përpara se të dilni nga shtëpia. Shumë njerëz presin deri sa të shkojnë në pishinë ose në plazh që të vendosin kremin mbrojtës dhe e bëjnë atë gjithnjë në nxitim e sipër.

Aplikimi i kremit vetëm gjatë qëndrimit jashtë

Rrezet e diellit prekin lëkurën edhe kur njeriu është në timon ose i ulur pranë një dritareje. Rrjedhimisht, kremi kundër diellit duhet aplikuar çdo ditë rregullisht.

Kujdes me buzët

Shumë njerëz shpenzojnë kohë, para dhe energji për të siguruar një mbrojtje sa më të mirë të trupit nga dielli dhe harrojnë buzët. Edhe ato kanë nevojë për mbrojtje nga rrezet e dëmshme të diellit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bill Gates: Njerëzit nuk kanë lindur për të punuar!

Ish-CEO i Microsoft, Bill Gates, ka deklaruar së fundmi se “njerëzit nuk kanë lindur për të punuar”, duke ngritur...

‘Mirëseerdhe te gratë e zemrës tënde!’/ Rama shkon në Gjirokastër, pritet me polifoni

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në kuadër të turit elektoral që po zhvillon në të gjithë vendin për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ishte...

Rama viziton Kampingun Ekologjik në Vjosë/ Parajsë natyrore dhe tenda safari (VIDEO)

Kryesocialisti Edi Rama vizitoi sot edhe Kampingun Ekologjik “Glamping Albania Rafting Vjosa” në Përmet, e kthyer në një atraksion turistik kushtuar kryesisht edhe vozitjes me kanoe...

Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, s’i pranon rekursin për masën “detyrim paraqitje”

Gjykata e Larte lë në fuqi masën e sigurisë "detyrim për paraqitje" për ish-kryeministrin, Sali Berisha. Një Kolegj Penal vlerësoi të mos pranojë rekursin e...

‘Ti i nënshtrohesh grekut…!’/Flamur Nokën s’e ‘mbajnë’ nervat, denigron në fjalor banal

Fushata elektorale në pjesën më të madhe të saj është zhvendosur edhe në një komunikim virtual me mbështetës dhe ndjekës, nëpërmjet rrjeteve sociale, ku...

Lajme të tjera

Web TV