Operacioni “Karantina”/ Arrestohen 5 shqiptarë, sekuestrohen para dhe lëndë narkotike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë shqiptar janë arrestuar ditën e sotme nën akuzën e shitjes së kokainës, në Itali.

Dyshohet se të arrestuarit furnizonin me lëndë narkotike sheshin e Ternit. Ata blinin dhe paketonin në bazën e tyre në një shtëpi me qira, lëndë narkotike, duke shitur rreth 1 kilogram kokainë brenda pak ditësh.

Hetimet nisën pas një arrestimi të kryer në mars të këtij viti, ku një shqiptar u gjet me rreth 500 gram kokainë dhe 14 mijë euro kesh.

Operacioni i quajtur “Karantina” për shkak të periudhës kur u zhvillua, bëri të mundur arrestimin e 5 shqiptarëve, të cilën blinin drogën në Italinë veriore dhe më pas e transportuan në Collescipoli ku, brenda një shtëpie të marrë me qira posaçërisht, ata vazhduan të paketojnë dozat duke ‘ushqyer’ drejtpërdrejt tregun e Ternit, pa ndërprerje.

Aktiviteti i paligjshëm i kryer brenda asaj shtëpie, i vendosur në një zonë të qetë dhe disi e izoluar, u monitorua nga karabinierët nëpërmjet disa kamerave që u pasuan me një kontroll ditët e fundit, ku u arrestuar 5 shqiptarët.

Atyre iu sekuestrua vetëm 300 gram kokainë, materiale për paketimin e drogës, peshore elektronike dhe pothuajse 5,000 euro. Ndërkohë bëhet me dije se shqiptarët kanë përfunduar në një burg në Sabbione./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka...

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda avionit të Ryanair që do...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

“Peshqit e kuq”, ja si infiltrohen agjentët ukrainas në Rusi

Ndërsa vëmendja botërore gjatë tre viteve e gjysmë të fundit është përqendruar në vijat e frontit lindor dhe jugor të luftës Rusi-Ukrainë, një konflikt...

Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike

Pas mbi 75 vitesh konflikte me fqinjët, Izraeli, një shtet i vogël sa New Jersey, ka arritur të dobësojë ndjeshëm kundërshtarët e tij, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV