Pandemia/Italia ndalon hyrjen e personave nga vende me shifra alarmante, përjashton Shqipërinë

Situata e rënduar nga koronavirus në rajon dhe në botë ka bërë që shumë shtete të rishikojnë masat e sigurise dhe hapjen e kufijve.

Ministri e Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza bashkë me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin e Brendshëm dhe atë të Transportit, kanë nënshkruar një urdhëresë që ndalon hyrjen e personave të cilët vijnë nga vende me situatë të rënduar nga COVID-19.

Sipas këtij vendimi ndalohet hyrja ose tranziti në Itali i personave që 14 ditët e mëparshme kanë qënë në vende me situatë të rënduar nga pandemia, duke përjashtuar kështu Shqipërinë.

Në listën e 13 vendeve janë edhe dy vende ballkanike, Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, por jo Shqipëria.

Lista e vendeve: Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brazil, Bosnje-Hercegovinë, Kili, Kuvajt, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Oman, Panama, Peru, Republika Dominikane

Për të garantuar mbrojtjen shëndetësore, fluturimet direkte dhe indirekte për në vendet e treguara më lart gjithashtu janë pezulluar.

Roberto Speranza u shpreh se “Në botë, pandemia është në fazën e saj më akute. Ne nuk mund të çojmë dëm sakrificat e bëra nga italianët në këto muaj. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur linjën e maturisë maksimale në situatën Covid “. /Ra.My. Fjala.al/