Theu rekordin e Bold në 200 m, skualifikohet Noah Lyles

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë u habitën kur panë kronometrin e Noah Lyles në garën e 200 metrave.

Kronometri i tij tregonte 18.90 sekonda për 200 metra largësi, duke thyer kështu rekordin e Usain Bolt, i cili e kishte realizuar këtë distancë për 19.19 sekonda, në Botërorin e 2009-ës.

Koha që dha Lyles në turneun e “Insipiration Games”, e zhvilluar on-line, ku amerikani garonte në një pistë në Florida.

Së bashku me të në këtë garë on-line ishin edhe holandezi Churandy Martina, i cili e realizoi distancën e 200 metrave për 20.82 sekonda dhe francezin Christophe Lemaitre, që dha kohën 20.67 sekonda, ku secili vraponte në një pistë në vendlindjen e tij.

Pas mbarimit të kësaj gare  kronometri e nxori Lyles fitues me një kohë që është 29 të mijëtat më e shpejtë se ajo e Usain Bolt.

Megjithatë më vonë duke parë pamjet televizive, u zbulua se Lyles nuk kishte garuar 200 metra por 185 metra.

Që i bie 15 metra më pak se distanca e duhur, pasi Lyles kishte ngatërruar korsinë e tij në startin e garës.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Clinton: Do e nominoj Trump për Çmimin Nobel, nëse e ndal luftën në Ukrainë

Në një deklaratë të papritur dhe të habitshme, Hillary Clinton tha se do ta mbështeste Donald Trump për Çmimin...

Shpërthen zjarr në një fabrikë: 5 persona humbin jetë, mbi 100 të plagosur

Një zjarr ka shpërthyer në një nga punishtet e prodhimit në një fabrikë në Rajonin Ryazan, sipas selisë operative rajonale. Të dhënat e fundit tregojnë...

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Reagon Luiz Ejlli: Fëmijët po mbyten në dhunë!

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Erald Xhejo. Ejlli përmes një instastory shprehet se fëmijët në vendin tonë janë...

Zjarret shkrumbuan pyjet, vetëm “detyrim paraqitje” për 4 piromanët e Beratit

Katër shtetasit e arrestuar dy ditë më parë, të dyshuar për zjarrvënie në zona të ndryshme në Berat, kanë dalë ketë të premte para...

“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald”/ Shkolla ku studionte 14-vjeçari homazhe për djalin

Shkolla, ku studionte Eraldi, që humbi jetën një ditë më parë gjatë sherrit me bashkëmoshatarin e tij, ka bërë një reagim prekës në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV