VIDEO/ Brenda Klinikës Infektive të Kosovës: Lufta mes jetës dhe vdekjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova po shënon ditëve të fundit rritjen më të madhe të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi i ri. Ekipi i Radios Evropa e Lirë ka qëndruar një ditë brenda Klinikës Infektive nga ku çdo mbrëmje raportohet për të vdekur e disa qindra të infektuar me COVID -19.

Frymëmarrja e vështirësuar e pacientëve dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë, janë të vetmet gjëra që dëgjohen.

Në çdo dhomë të Infektivit në Prishtinë mjekët po bëjnë maksimumin për të shpëtuar sa më shumë jetë, në kohën kur numri i të vdekurve po rritet çdo ditë. Nuk dëgjohet asgjë tjetër përveç frymëmarrjes së vështirësuar të pacientëve me COVID-19 dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë.

Ndonëse ndonjë pacient shërohet të tjerët zënë vendin e tyre po të njëjtën ditë, sidomos pacientët që vijnë nga spitalet e qyteteve të tjera.

69-vjeçari, Haki Retkoceri ka dy javë që është shtrirë në këtë klinikë bashkë me gruan e tij, pasi rezultuan pozitivë me COVID-19.

“Unë në mëngjes isha në shtëpi, duke fjetur. Kur u zgjova më kapi fyti. Kam qene shumë në rrezik. Nuk di ndoshta organizmi i secilit dallon, siç po dëgjoj këtu, jo e preku këtu, jo këtu. Mua më kapi këtu në fyt), ma bëri varrë. Nuk mundja as ujë të pija”,-thotë Retkoceri.

Ai dhe gruaja e tij tashmë janë shëruar dhe presin të shkojnë në shtëpi, por në dhomat e tjera të klinikës po luftojnë me sëmundjen, raporton rel.

“Ne hyjmë, se çdo dhomë e ka ballkonin dhe derën. Ne hyjmë për derën e ballkonit, e hapim dhe e ajrosim dhomën. Ambienti është i hapur në mënyrë që rrezikimi të jetë më i vogël. Si terapia, vizitat, ushqimi, pastrimi, gjithçka bëhet përmes ballkonit”,-tha infektologu Murat Mehmeti, i cili tha se në Repartin A të Klinikës Infektive, ku ai punon, nuk ka vend për pacientë të tjerë.

Lexo edhe :  “Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur”, Kallas: Po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim

“Asnjëherë nuk zbret numri i pacientëve nën 100. Po flas për repartin ku jam unë, i cili gjithmonë është i mbushur plot pacientë. Edhe nëse lëshohet një pacient, menjëherë vjen pacienti tjetër…”,-u shpreh ai.

Shtretërit me pacientë me COVID-19 janë mbushur edhe në klinikat e tjera të QKUK. Infektologu Sali Ahmeti tregon se pacientët që kanë nevojë për respiratorë, qoftë për intubim eventual, vendosën në një hapësirë te veçantë në Mjekësinë Sportive, ku aktualisht janë të sëmurët me gjendje me të rëndë.

Ahmeti tregon pse është rritur numri i të infektuarve dhe të vdekurve me COVID-19 në Kosovë.

“Në muaji e fundit kemi pasur një qasje krejt tjetër, një mospërfillje të coronavirusit, pa fobinë e ditëve të para dhe kjo ka bërë që qytetarët të mos përfillin masat mbrojtëse sa duhet. Shumë pak i kanë përfillur. Në anën tjetër marrim pacientë me gjendje më të rëndë, sepse nuk vijnë me kohë për trajtim… Përveç pacientëve, edhe mbi 350 punëtorë shëndetësorë janë te prekur me coronavirus”,-tha Ahmeti.

Nga gjysma e muajit mars, kur në Kosovë u paraqitën rastet e para të infektuarve me coronavirus, janë regjistruar më shumë se 4000 raste të prekur më këtë virus. Prej tyre rreth kanë 100 vdekur dhe rreth 2000 të shëruar.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Përse dhemb stomaku kur ushqimi ju bie rëndë

Dhimbja e stomakut mund të shfaqet për disa arsye siç janë problemet me tretjen, fryrjet, ulçera e të tjerë. Ka...

Çfarë ndodhi? Radhë automjetesh, bllokohet aksi Strugë-Qafthanë

Teksa reshjet e dëborës intensifikohen, aksi rrugor Strugë-Qafthanë është bllokuar. Mësohet se radha e mjeteve të bllokuara është rreth 1 km e gjatë./    S.M

“Po më mbarohet kulaçi”, çfarë po paralajmëron Gjesti

Rozana Radi në spektaklin e së shtunës u shpall finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother. E më pas asaj iu dha...

Moti i keq në vend/Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë zonat më problematike nga reshjet

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshirë të gjithë vendin këtë të diel. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se aktialisht po punohet qnë...

Burrat shpesh kryejnë krime ndaj grave që duan të divorcohen, nuk pajtohet me ndarjen

Përmes një interviste, sociologia Entela Binjaku tha se në shumë raste kemi krime ndaj grave që kane shkuar drejt gjykatës për zgjidhje martese, dhe...

Lajme të tjera

Web TV