1 milionë Euro për të testuar falas të 22,000 tifozët e vet për Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sporti pa tifozët është si një koncert pa spektatorë, pra, diçka e pajetë, e pashpirt. Për këtë arsye, Unioni i Berlinit është i vendosur që të kthejë tifozët në stadiume, duke premtuar se do të mbulojë shpenzimet për të kryer testimin për Covid-19 të të gjithë 22 mijë tifozëve për edicionin e ardhshëm.

Në fakt, edicioni aktual në Bundesligën gjermane është përmbyllur tanimë dhe Bajerni i Mynihut e ka fituar titullin “kampion”, për të 8-ën herë radhazi. Por ndeshjet pas rifillimit të edicionit janë luajtur pa shikues në stadiume.

Por drejtuesit e futbollit gjerman po shikojnë për mundësitë për të kthyer tifozët në stadiume. Ndeshjen e parë të edicionit të ri, atij 2020-2021, Unioni i Berlinit e luan më 18 shtator 2020.

Klubi është i gatshëm të shpenzojë rreth një milionë Euro për të paguar testimin e shikuesve dhe të kthej sadopak normalitetin në ndeshje. “Zbatimi i një koncepti të tillë është sfidë e madhe organizative dhe ekonomike, por ne jemi të lumtur të marrim përsipër atë, me të gjitha forcat, – ka thënë presidenti Dirk Zingler. – Përvoja jonë në stadium nuk funksionon në distancë.”

“Nëse nuk na lejohet të këndojmë dhe të brohorasim, atëherë nuk është Unioni”, – ka shtuar ai. Plani i Unionit duhet sidoqoftë që fillimisht të miratohet. Në kryeqendrën e Gjermanisë nuk lejohen ngjarjet me më shumë se 5,000 persona deri më 24 tetor.

Kështu Unioni duhet të luajë tjera ndeshje pa shikues apo me numër të limituar të tyre, nëse mbetet në fuqi kjo masë. Unioni i Berlinit e ka mbyllur në vend të 11-të të renditjes  edicionin debutues në Bundesligë.

Sporti pa tifozët është si një koncert pa spektatorë, pra, diçka e pajetë, e pashpirt. Për këtë arsye, Unioni i Berlinit është i vendosur që të kthejë tifozët në stadiume, duke premtuar se do të mbulojë shpenzimet për të kryer testimin për Covid-19 të të gjithë 22 mijë tifozëve për edicionin e ardhshëm. Në fakt, edicioni aktual në Bundesligën gjermane është përmbyllur tanimë dhe Bajerni i Mynihut e ka fituar titullin “kampion”, për të 8-ën herë radhazi. Por ndeshjet pas rifillimit të edicionit janë luajtur pa shikues në stadiume.

Lexo edhe :  Divorc? Gruaja serbe e Schweinsteiger e kupton pas 9 vitesh se ka dallime me burrin

Por drejtuesit e futbollit gjerman po shikojnë për mundësitë për të kthyer tifozët në stadiume. Ndeshjen e parë të edicionit të ri, atij 2020-2021, Unioni i Berlinit e luan më 18 shtator 2020. Klubi është i gatshëm të shpenzojë rreth një milionë Euro për të paguar testimin e shikuesve dhe të kthej sadopak normalitetin në ndeshje. “Zbatimi i një koncepti të tillë është sfidë e madhe organizative dhe ekonomike, por ne jemi të lumtur të marrim përsipër atë, me të gjitha forcat, – ka thënë presidenti Dirk Zingler. – Përvoja jonë në stadium nuk funksionon në distancë.”

“Nëse nuk na lejohet të këndojmë dhe të brohorasim, atëherë nuk është Unioni”, – ka shtuar ai. Plani i Unionit duhet sidoqoftë që fillimisht të miratohet. Në kryeqendrën e Gjermanisë nuk lejohen ngjarjet me më shumë se 5,000 persona deri më 24 tetor. Kështu Unioni duhet të luajë tjera ndeshje pa shikues apo me numër të limituar të tyre, nëse mbetet në fuqi kjo masë. Unioni i Berlinit e ka mbyllur në vend të 11-të të renditjes  edicionin debutues në Bundesligë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shtojca e re e WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

WhatsApp po zhvillon një opsion të ri “Remind Me” që përdoruesit të mos humbasin bisedat e rëndësishme. Risia po testohet me...

Prapaskena e videos virale në koncertin e Coldplay

CEO i Privateer Rum, Andrew Cabot, ndodhej në një udhëtim pune kur gruaja e tij, Kristin Cabot, u kap nga kamera e puthjeve në...

Sherri Shabani-Lapaj, Mërtiri: Përçarja nuk do të thotë se s’ka ideale.

Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ përçarjen brenda lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ mes Lapajt dhe Shabanit. Mërtiri tha se debatet brenda kësaj partie vijnë...

E vërteta që rrodhi: WikiLeaks dhe dosja e fshehtë e Afganistanit

Më 25 korrik 2010, bota zuri frymën. WikiLeaks, platforma e themeluar nga Julian Assange, publikoi më shumë se 75 mijë dokumente sekrete ushtarake që...

Alarm në Itali nga virusi i Nilit Perëndimor, 32 raste dhe dy të vdekur

Italia ka konfirmuar 32 raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor dhe dy viktima që nga fillimi i vitit 2025, në një kohë...

Lajme të tjera

Web TV