Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak: Arrihet pajtimi për agjendën më 16 korrik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dialogu Prishtinë – Beograd, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, u zhvillua të dielën në Bruksel përmes një video-konference.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak, tha se është arritur pajtueshmëri për agjendën e takimit të radhës në Bruksel dhe elementet kryesore të procesit të dialogut.

“Jam i lumtur të them se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm midis Kosovës dhe Serbisë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve është kthyer në rrugë të drejtë pas 20 muajsh. Si rezultat i takimit të sotëm, ne u pajtuam për elementet kryesore të procesit dhe agjendës së takimit tonë të radhës që do të mbahet të enjten në Bruksel. Falenderoj partnerët për angazhimin konsturktiv”, tha Lajçak.

Përfaqësuesit e BE-së kishin zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të përfunduar me një takim të përbashkët mes dy palëve.

Hoti: Normalizimi i marrëdhënieve vetëm pas njohjes reciproke

Në një konferencë për media te dielën pasdite, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përsëriti se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhën çështjet me Serbinë.

“Ne në këtë proces hyjmë për vetëm një qëllim e që është njohja reciproke dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, tha Hoti.

Ai konfirmoi arritjen e pajtueshmërisë në parim që më 16 korrik të zhvillohet takimi i parë ne Bruksel.

“Jemi të gatshëm të ulemi në çdo tavolinë të dialogut për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe për të kërkuar plotësisht normalizim të marrëdhënieve e cila vjen vetëm pas njohjes reciproke në mes të dy vendeve”, shtoi Hoti.

Sipas tij, marrëveshja finale duhet të përfshi njohjen reciproke, adresimin e çështjes të së pagjeturve, dëmet e luftës, kthimin e dokumenteve kadastrale, rregullimi i marrëdhënieve ekonomike në mes të dy vendeve, lidhjet infrastrukturore.

“Këto janë tema që do të jenë pjesë e procesit të dialogut nga e enjtja e tutje”, tha Hoti.

Hoti tha se ne Bruksel ai do të përfaqësojë shtetin e Kosovës si kryeministër, dhe bashkë me të do të jetë edhe delegacioni shtetërorë i cili përfaqëson koalicionin qeverisës, duke shtuar se gjithashtu është “shtrirë dora tek opozita që të jetë pjesë e këtij procesi”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se të dyja palët ranë dakord për temat e takimit që do të mbahet javën e ardhshme, ku do të jenë edhe fizikisht të pranishëm në Bruksel.

“Dialogu nën kujdesin e BE-së vazhdon pas njëzet muajsh. Për temat për takimin në Bruksel të enjten gjithashtu jemi pajtuar”, njoftoi Vuçiç në Instagram.

Borrell: Marrëveshja Kosovë-Serbi, thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin në rajon

Para fillimit të dialogut, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë se arritja e një marrëveshjeje është thelbësore për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe ajo duhet të jetë duhet të jetë gjithëpërfshirëse, finale dhe ligjërisht obliguese.

“Jam i lumtur se po rifillojmë tani dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës përmes video-konferencës për shkak të rrethanave. Mirëpres përkushtimin e të dyja palëve. Synimi ynë është i qartë, të rifillojmë punën serioze dhe të ngjeshur për normalizimin e raporteve mes dy palëve”, ka thënë një një video-porosi Borrell.

“Sot jam i shoqëruar nga përfaqësuesin i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak. BE-ja vazhdon të jetë e gatshme të mbështes dhe lehtësojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse, finale dhe ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve. Një marrëveshje që adreson të gjitha çështjet e hapura. Një marrëveshje e tillë është kruciale për të ardhme më të mirë, për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Është thelbësore për perspektivën evropiane të tyre dhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. E gjithë kjo është thelbësore edhe për Bashkimin Evropian”, ka thënë Borrell.

Lexo edhe :  A do të jetë Meloni ura lidhëse mes Evropës dhe Trump?

Shefi i diplomacisë së BE-së ka thënë se “ mungesa e një zgjidhjeje e pengon zhvillimin e të dyja palëve”.

“E dimë se nuk është një proces i lehtë, nuk ka qenë asnjëherë, por ka një urgjencë që të punohet drejt paqes dhe stabilitetit për të ardhmen tonë të përbashkët. Kjo kërkon guxim politik nga të dyja palët. Kërkon përkushtim dhe angazhim në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit. Nuk ka qenë kurrë lehtë të gjendet zgjidhje për problemet që kanë zgjatur aq shumë dhe aq të dhimbshme, por kjo është arsyeja pse sot jemi këtu për të provuar përsëri”, ka thënë Borrell.

Për t’i inkurajuar palët që të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialog, të premten ishte zhvilluar një samit virtual mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë me ndërmjetësimin e presidentit të Francës Emanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Në këtë takim palët kishin paraqitur qëndrimet e tyre. Diplomatët në Bruksel, të njoftuar edhe me përmbajtjen e konferencës së nivelit të lartë nga 10 korriku, thonë se nuk do të jetë e lehtë të arrihet marrëveshja pasi është qartë se palët janë shumë larg në qëndrimet e tyre.

Por, ata besojnë se BE-ja është në pozitën më të mirë për të ndërmjetësuar arritjen e një marrëveshjeje.

“Synimi ynë është që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve, përfshirë edhe me një dokument ligjërisht obligues. Për të arritur këtë, në tryezë duhet të shtrohen të gjitha çështjet e hapura mes palëve”, ka thënë një zyrtar i BE-së.

Takimi i së dielës është dashur të zhvillohej në Bruksel me praninë fizike të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, ky takim është shtyrë për datën 16 korrik në Bruksel. Ndonëse në BE nuk kanë përmendur zyrtarisht arsyet e shtyrjes së këtij takimi, dhe zhvillimin e tij vetëm përmes video-konferencës, burimet diplomatike në Bruksel kanë thënë se një shtyrje të tillë e ka kërkuar Qeveria e Kosovës.

Zyrtarët e BE-së vazhdojnë të pohojnë se situata e brendshme në Kosovë dhe tensionet në Serbi për shkak të protestave të ditëve të fundit nuk ndikojnë në agjendën e dialogut sepse, siç thonë “janë gjëra të ndara”.

Por, një numër i konsiderueshëm i diplomatëve me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, kanë thënë se suksesi i dialogut gjithsesi do të varet edhe nga situata e brendshme si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

Në vazhdimin e dialogut, megjithatë nuk merr pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kundër së cilit tashmë është paraqitur një aktakuzë për krime lufte në Prokurorinë në Hagë.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka gjashtë muaj për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën, nga dita kur është ngritur në prill. Thaçi të hënën (13 korrik) do të udhëtojë për në Hagë për intervistim nga Prokuroria Speciale.

Lidhur me këtë aktakuzë, Prokuroria e Specializuar njoftoi më 24 qershor, kur Thaçi u nis për në Uashington, ku duhej të zhvillohej një takim midis Kosovës dhe Serbisë më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e të dërguarit special të presidentit amerikan Richard Grenell. Në gjysmën e rrugës, Thaçi anuloi udhëtimin drejt SHBA-së dhe më pas edhe takimi në Shtëpinë e Bardhë u anulua./REL

 

Të fundit

Do të moderojë “Big Brother VIP Fan Club”/ Këshilla e Enxhi Nasufit për Heidi Bacin

Në emisionin e mëngjesit në “Top Albnia Radio” është folur për moderimin e “BIG BROTHER Fan Club” që do...

Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024

Nga janari i vitit 2024, Belgjika do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike (vape-s)...

Kokëfortësia e dilemës evropiane

Dremush Shasha Dje liderët e Bashkimit Evropian takuan liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot do të vazhdojnë samitin e BE-së me diskutimin rreth mbështetjes së...

Begaj: Sfida e medias, përballja me fake news! Përdorni pushtetin me përgjegjësi

Në pritjen e organizuzar me përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, Presidenti Bajram Begaj e cilësoi rolin e medias si kontributore dhe thelbësore...

SPAK, ditëlindje mes sfidash/Aktualisht ka 2 çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv analizoi arritjet e SPAK, në 5-vjetorin e krijimit të tij. Ai tha se...

Lajme të tjera

Web TV