Publikohet kalendari i javës së 34-t të Kategorisë Superiore, spikatin disa sfida

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore, vazhdon marshimin e tij me hapa të shpejtë drejt fundit të këtij sezoni që zgjati përtej çdo parashikimi dhe është mësuar edhe kalendari i ndeshjeve të javës së 34-t, që në varësi të rezultateve mund të kurorëzojë edhe kampionen e re të Shqipërisë.

Gara është futur në një fazë të nxehtë, me kampionatin që po shkon drejt përfundimit dhe skuadrat që tani japin gjithçka për arritjen e objektivave, ndërsa 5 takimet e javës së 34-t do të shtrihen në dy ditë, të shtunën dhe të dielën. Për efekt kalendari, të dy takimet e ditës së shtunë, do të nisin në ora 17:45.

Kështu Luftëtari i rënë prej kohësh edhe matematikisht nga Kategoria Superiore, pret Skënderbeun, që synon Evropën, ndërsa një tjetër skuadër e rënë nga niveli më i lartë i futbollit shqiptar, Flamurtari, është mysafir në kryeqytet, për t’u ndeshur me Tiranën, e cila padyshim fitoren e ka si alternativë të vetme, nëse shpreson ende për titullin.

3 takimet e tjera luhen ditën e diel dhe, duke nisur nga ora 17:45, luhet në Ballsh përballja Bylis-Laçi, me vendasit që tanimë janë më të qetë falë largësisë prej 5 pikësh që i ndan nga Vllaznia e vendit të 8-të, që të çon në zonën e “play-off”-it me më të mirën e vendeve të dyta të dy grupeve të Kategorisë së Parë.

Ndërkaq, dy takimet e fundit luhen të dielën në të njëjtën orë, 20:45, dhe, në Shkodër, Vllaznia pret Kukësin, në një ndeshje ku pritet betejë, pasi vendasit shpresojnë ende të arrijnë Bylisin e vendit të 7-të, ndërsa për verilindorët, një humbje, e ndërthurur me një fitore të pritshme të Tiranës me Flamurtarin, do të nënkuptonte kapitullim në betejën për titull.

Lexo edhe :  Ndahet nga jeta në moshën 58 vjeçare ish-kreu i kadastrës, Artan Lame

Fitorja e bardhebluve dhe humbja e Kukësit do ta kurorëzonte automatikisht “kampione” Tiranën, pasi do të shkonte në 7 pikë kryesim, kur mbeten edhe 6 pikë në lojë, ndërsa edhe barazimi në Shkodër do të kishte thuajse të njëjtën pasojë për Kukësin. Në takimin e fundit, Teuta pret në Durrës Partizanin, në takimin që nis në ora 20:45.

Kategoria Superiore – Java e 34-t

Të shtunën, 18 korrik 2020:

Luftëtari – Skënderbeu (17:45)
Tirana – Flamurtari (17:45)

Të dielën, 19 korrik 2020:

Bylis – Laçi (17:45)
Teuta – Partizani (20:45)
Vllaznia – Kukësi (20:45)

/Fjala.al

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV