Rriten rastet në Berat/ 12 të infektuar në 24 orët e fundit, mes tyre një dentist dhe një infermiere

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rastet pozitive me COVID-19 janë në rritje. Kjo rritje është vënë re dukshëm në qytetin e Beratit ku vetëm në  24 orët e fundit janë regjitruar 12 raste pozitive.

Burime bëjnë me dije se 9 prej 12 rasteve janë kontakte të personave të cilët kanë rezultuar pozitivë disa ditë me parë ndërkohë që 3 prej tyre regjistrohen si raste të reja.

Nga 9 rastet e rezultuar pozitivë, 2 prej tyre rezultojnë të jenë një dentist dhe një infermiere në Qëndrën Rezidenciale për femijët me aftësi ndryshe.

Mjekët epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Berat, bëjnë me dije se, janë duke kryer hetimin epidemiologjik për gjurmimin e kontakteve të rasteve të sotme, ndërkohë, nga ana e bashkisë Berat konfirmohet se, po vijohet edhe me dezinfektimin e çdo ambjenti në banesat dhe institucionet ku janë konfirmuar rastet e prekura me koronavirus.    /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Mega operacioni kundër mafies/ Policia italiane arreston 130 persona në Siçili

Autoritetet italiane kanë ndërmarrë një operacion të madh kundër mafies siciliane këtë të martë. Rreth 130 persona ranë në...

Rama shkon në eventin e Tiranës/ Kryeministri mbërrin në Pallatin e Brigadave

Në eventin e 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, ka mbërritur kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave. Ditën e sotme, kryeministri mbajti dy...

Pa treg dhe pa çmim, prodhimi i mbarë bujqësor që derdhet në kanale

Fermerë që nuk i gëzohen dot prodhimit të mbarë. Produkte bujqësore që jo vetëm nuk shiten, por në mënyrë dëshpëruese derdhen buzë kanaleve dhe...

Tifozët e Man. Cityt prezantojnë koreografinë “anti-Vinicius”: Të doli shpirti duke qarë

Real Madrid do të luajë sot në transfertën e Manchester Cityt. Takimi që nis në orën 21:00 ka vlerë për fazën “play-off” të Ligës...

Kryebashkiaku Erion Veliaj i delegon firmën Anuela Ristanit

Në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak, firma e kryebashkiakut Erion Veliaj i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani pasditen e...

Lajme të tjera

Web TV