Pamjet e mëposhtme tregojnë një anije historike e cila prej shumë vitesh qëndron e fundosur në ujërat e detit Jon.
Ajo është shumë pranë bregut të Sarandës, ndërsa pamjet fantastike i ka filmuar “blogeri” i huaj Teemu Salonen.
Ajo është një anije luftarake italiane SS Probitas e Luftës së Dytë Botërore dhe u bombardua në tetorin e largët të 1943-shit nga gjuajtësit gjermanë, në përpjekje për të kryer misionin e tërheqjes së ushtarëve dhe oficerëve pas kapitullimit të Italisë.
/En.Br./Fjala.al