Virusi/ Rëndohet situata në Kosovë, 301 pacientë të shtruar në spitale

Situata e krijuar nga koronavirusi sa vjen e rëndohet në Kosovë. Sipas një njoftimi të publikuar nga Shërbimi Klinik Spitalor i Kosovës, bëhet me dije se në spitale ndodhen të shtruar 301 pacientë të diagnostikuar me Covid-19, ndërsa bëhet me dije se 29 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

“301 pacientë me Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. 301 pacientë të konfirmuar me Covid-19, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në​ klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Sipas raportit të datës 12 Korrik 2020, në klinikat e QKUK-së, ka të shtrirë 190 pacientë kurse në 7 spitalet e përgjithshme 111 pacientë. Prej tyre, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të konfirmuar me Covid-19, 29 janë në gjendje më të rënduar​ nën përkujdesje të vazhdueshme intensive”, shkruhet në njoftim.

Për shkak të rritjes së numri e të infektuarve në vend, qeveria kosovare ka vendosur sërish oraret e kufizuara./Re.Gu/fjala.al