Maqedonia sheh ‘dritë në fund të tunelit’, ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja me virus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas disa muajsh me shifra të larta, Maqedonia e Veriut duket se po sheh shpresë lidhur me situatën e COVID-19. Për 24 orët e fundit autoritetet vendase të shëndetësisë kanë konfirmuar më shumë të shëruar se të infektuar.

Për 24 orët e fundit janë 88 raste të reja pozitive me COVID-19 nga 973 teste të realizuara. Numri i të infektuarve në total ka arritur në 8.197 persona, 3486 prej tyre janë ende aktivë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dhe tre humbje jete. Dy prej tyre janë nga Shkupi dhe një nga qyteti i Shtipit, të moshës mbi 60 vjeç dhe me sëmundje tjera kronike.

Numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka arritur në 385, shumica prej tyre janë nga Shkupi, Struga, Tetova, Kumanova dhe Shtipi.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 123 pacientë të tjerë duke e çuar në 4326 numrin total të të shëruarve.

/En.Br./Fjala.al

 

Të fundit

22 gusht 1944 – Ushtria e Kuqe pushton Rumaninë, ish aleaten e nazizmit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Rumania ishte fillimisht aleate e Gjermanisë naziste, nën udhëheqjen e Gjeneralit Ion Antonescu. Si...

Horoskopi ditor, 22 Gusht 2025

Dashi  Mëngjesi i kësaj të premteje do të jetë shumë i dobishëm, ndërkohë që lodhja do të ndihet gjatë pasdites. Mund të hidhni një hap...

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së shpejti, vendi do të marrë...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

Lajme të tjera

Web TV