Shuhet ylli i Ajaksit/Vim Su’urbier, njeriu që i shënoi dy herë Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vim Su’urbier, anëtari i skuadrës së madhe të Ajaksit në vitet ’70-të, u nda nga jeta tëç dielën, në moshën 75-vjeçare, bëri të ditur klubi i njohur holandez, I lindur më 1945-ën në Eind’hoven, Su’urbieri luajti me fanellën e Ajaksit nga 1964-ra deri më 1977-ën, duke vijuar me një xhiro nëpër klubet e Shalke 04-ës në Gjermani dhe Metzit në Francë, dhe duke vijuar ta shoqërojë Johan Krujfin në aventurën e atij amerikane tek Los Angeles Azteks në 1979-ën.

Su’urbieri spikati për lehtësinë me të cilën ai kalonte në sulm në krahun e majtë, mbi bazën e mësimeve që kishte marrë nga takticieni i madh holandez, Rinus Mishels. Su’urbieri e fitoi 3 herë trofeun e Kupës së Kampioneve (tanimë Ligës së Kampioneve) dhe u shpall edhe 7 “kampion” i Holandës me Ajaksin. Ai fitoi gjithashtu edhe 4 herë trofeun e Kupës së Holandës, dy herë atë të Superkupës së Evropës dhe një herë atë and të Kupës Ndërkontinentale.

Ai ishte shtruar në spital që nga prilli i këtij viti, pasi pësoi një hemorragji cerebrale, dhe gjendja e tij u përkeqësua më 11 maj. “Një nga lojtarët e Ajaksit të madh na ka lënë, – deklaroi klubi i njohur në një njoftim mbi ndarje nga jeta të lojtarit që e veshi në më tepër se 500 ndeshje fanellën bardhëkuqe. – Ai ishte mbrojtësi i parë moden i futbollit holandez dhe kujtimi i tij do të mbetet me familjen dhe miqtë.” Su’urbieri ka veshur gjithashtu edhe fanellën e përfaqësueses së Holandës në ato vite.

Një mbrojtës i djathtë klasik, ai u shndërrua në të parin lojtar të mirëfilltë krahu në atë që njihet si epoka e “futbollit total”. Futja në përdorim e lojës nga krahët drejt sulmit e ndryshoi krejtësisht futbollin e asaj kohe dhe tanimë ky koncept shfrytëzohet me shumë dobi në futbollin modern. “Rinus Mishelsi ishte ai që më mësoi sesi të zgjidhja çastin e duhet që të hidhesha në sulm dhe më shndërroi në një lojtar të pastër krahu”, ka shpjeguar dikur vetë Su’urbieri.

Lexo edhe :  Nuk deklaruan fitimet nga rrjetet sociale, nis hetimi për 100 persona në vend

Në një përkim të plotë me stilin e çuditshëm të jetesës së atij brezi të artë të futbollit holandez, ai spikaste si për lojën e tij të qëndrueshme, ashtu edhe për dëshirën e tij për të bërë jetë nate. Një nga ish-shokët e tij të skuadrës në përfaqësuesen e Holandës, Vili van de Kerkhof, kujtonte se “Vimi mund të festonte deri në ora 3 apo 4 pas mesnate dhe nuk dështonte kurrë në një ndeshje në orën 15:30 pasdite”. Interesant është fakti, se Vim Su’urbier ka edhe një lidhje me Shqipërinë.

Ai ishte pjesë e Ajaksit të 16 shtatorit 1970, që u ndal, pas një vazhde rekord prej 9 ndeshjesh të fituara në Evropë, në një barazim 2-2 nga kampionia e Shqipërisë (17 Nëntori), në takimin e parë të turit të parë të Kupës së Kampioneve, duke shënuar të dy golat e gjigandes holandeze. Ai realizoi për Ajaksin në minutën e 19-të dhe vijoi të dyfishte epërsinë e skuadrës së tij në të 58-tën, por bardheblutë u kundërpërgjigjën menjëherë më pas me Kazanxhiun.

Tirana barazoi shifrat një minutë para fundit me Çeçon, por Ajaksi e fitoi ndeshjen e kthimit 2-0 në fushën e vet, dy javë më pas, duke vijuar për më tej.

Bo.Ba/fjala.al

 

Të fundit

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Një variant i ri i Covid që tashmë po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë....

“Enveri i ra tavolinës me grusht”, ish-ministri Lufter Xhuveli: Ma mbajti dorën gjatë

Këtë javë i ftuar në “E Diell”, ish-Ministri dhe agronomi i njohur, Lufter Xhuveli, ka bërë një rrëfim të rrallë. Ai ka rrëfyer për jetën...

Shpërthimi i Tunguskës, simboli i një misteri kozmik

30 qershor 1908 Në agimin e një dite të zakonshme vere, më 30 qershor 1908, qielli mbi Siberinë lindore u çel befas nga një dritë...

Ministri i Jashtëm gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron që Ukraina të dorëzohet. Kështu u shpreh kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës në Kiev, teksa Rusia javët...

“Skena post-apokaliptike” në Gaza, mjekët përballen me dhunën mes luftës së bandave

Situata në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re kaosi dhe dhune, ku përplasjet mes grupeve të armatosura, milicive lokale dhe...

Lajme të tjera

Web TV