Tottenham triumfon në shtëpi/ Përmbys Arsenal, por mbetet larg Champions League  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tottenham ka fituar derbin e Londrës me përmbysje me rezultatin 2-1. Kjo ndeshje ishte  vlefshme për javën e 35-të të Premier League dhe skuadra e trajnerit Jose Mourinho ia ka dalë më së miri.

Ishin Topçinjtë ata që zhbllokuan ndeshjen në momentin e parë me një gol të mrekullueshëm të Lacazette në minutën e 16-të.

Gol ky që e bëri francezin lojtarin e parë të Arsenal që shënon kundër Spurs në shtëpi dhe në transfertë në një sezon të vetëm që nga sezonin  2012-2013 kur shënoi Mertesacker.

Vetëm 3 minuta më pas kanë reaguar edhe Spurs, të cilët barazuan me Son, i cili ka përfituar nga një gafë e mbrojtjes kundërshtare. Ai ishte goli i parë i Son në Premier League kundër Arsenal-it.

Ndërsa më pas skuadra e Mourinho-s kompletoi përmbysjen nëntë minuta para fundit, me Aldereweireld që ka kërcyer më shumë se të gjithë në një goditje nga këndi që u ekzekutua nga Son dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Fitorja i dha mundësinë Tottenham-it që të parakalojë Arsenal-in në renditje dhe të ngjitet në vendin e tetë me 52 pikë.

Aktualisht Spurs ndodhen vetëm dy pozicione larg zonës së Europa League, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje nga fundi i kampionatit.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV