Ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare, nipi i vetëm i këngëtarit të famshëm, Elvis Presley, Benjamin Keough.
Lajmi për vdekjen e të riut e ka konfirmua menaxheri i nënës së tij Lisa Marie Presley.
“Lisa është zemërthyer dhe e shkatërruar. Ajo e adhuronte djalin e saj. Ishte dashuria e jetës së saj. Po përpiqet të qëndrojë e fortë për tre vajzat,”- tha Roger Widynowski.
TMZ raporton se 27-vjeçari vrau veten me armë. Burime nga policia thanë për TMZ se në trupin e tij u gjetën plagë të shkaktuara me armë.
Benjamin ishte më i vogli nga dy fëmijët që 52-vjeçarja, Lisa Presley kishte me bashkëshortin e saj të parë, muzikantin Danny Keough, para divorcit të tyre në 1994.
/En.Br./Fjala.al