Higuain e mbyll me Juven, dy skuadra vihen në garë për Pipitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i kampionëve të Italisë, Gonzalo Higuain, do të largohet nga ekipi ku luan në fund të këtij sezoni.

Ai ka zgjedhur që ta vazhdojë karrierën në Amerikë, pasi ka oferta nga disa prej ekipeve më të rëndësishme atje.

Argjentinasi humbi vendin e titullarit te Juvja dhe ndaj lajmet për largimin e tij tashmë nuk bëjnë më habi.

Sipas raportimeve të Tuttosport bëhet me dije se DC United dhe Los Angelos Galaxy janë të interesuara për të siguruar shërbimet e 32-vjeçarit.

Nga ana tjetër ai ka kontratë deri në vitin 2021 me kampionët e Serisë A, por me shumë mundësi nuk do e respektojë.

Ndërsa Paulo Dybala pritet të rinovojë sërish me Juventus dhe Pipita kalon krejtësisht në plan të dytë, pa harruar faktin se kjo skuadër po kërkon për një  sulmues në merkato.

Megjithatë mbetet për t’u parë se si do të shkojë çështja e Higuain.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Dosja “Partizani”/ Sot seanca në GJKKO, pritet të merret vendimi

Sot në orën 13:00, GJKKO pritet të marrë vendimin përfundimtar nëse dosja “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin...

Dështim 0-3 kundër Milanit në gjysmëfinale, Inzaghi: E merituan, na vjen keq

Simone Inzaghi e pranoi me respekt humbjen 0-3 në derbin ndaj Milanit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Trajneri i Interit u tregua i...

Katër shtëpi, tokë, truall e vila/ Kjo është pasuria e ish kryeministrit Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij si dhe të bashkëshortes, Anita Haradinaj. Në regjistrin e publikuar nga...

Agron Llakaj ka sot ditëlindjen: Nuk festoj dot si dikur pa ty, Kostandina

Aktori i dashur për publikun, Agron Llakaj, feston sot 65-vjetorin e lindjes. Mëngjesin e kësaj të enjte, ai ka bërë një postim në profilin...

Franca thyen rekordin italian/ Torta më e madhe në botë arrin 121.88 metra (Video)

Një pastiçeri pranë Parisit ka fituar një vend në Librin e Rekordeve Guinness për tortën më të madhe në botë Fraisier, e cila u certifikua të ishte 121.88 metra e gjatë. Torta u...

Lajme të tjera

Web TV