Ka tone raciste, Redskins detyrohet të ndryshojnë emrin dhe logon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Redskins njoftoi se në të ardhmen e afërt do të ndryshojë emrin dhe logon e ekipit për të mos qenë ofenduese për popujt indigjenë të Amerikës.

Imazhi i ekipit të Uashingtonit është fytyra e një amerikani vendas dhe emri, i cili në shqip përkthehet “Lëkurëkuq”, ka tonë raciste ndaj ngjyrës së lëkurës të kësaj popullate raporton La Vanguardia.

Përmes një njoftimi kjo skuadër ka bërë me dije se po punohet për të gjetur një emër ekskluziv dhe që i përfaqëson ata më së miri.

“Dan Snyder, (pronari i ekipit) dhe trajneri Rivera janë duke punuar së bashku për të gjetur një emër të ri që rrit pozicionin e ekskluzivitetit tonë tradicional krenar dhe të pasur dhe frymëzon sponsorët tanë, tifozët dhe komunitetin për 100 tjetër vjet ”,-njoftoi klubi amerikan i futbollit.

Më 3 korrik ekipi në fjalë nisi një sondazh për të vlerësuar ndryshimin e emrit, i cili u realizua si pasojë e presionit nga organizatat që mbrojnë amerikanët vendas dhe sponsorët e ndryshëm.

Kur “Redskins” ishte akoma në Boston, FedEx, Nike, Pepsi dhe Bank of America u dolën kundër emrit, të cilin ekipi e kishte që nga viti 1933.

Vendimi i entitetit sportiv, një nga më tradicionalët në vend, vjen në një kohë veçanërisht të ndjeshme me padrejtësi racore në Shtetet e Bashkuara. Vdekja në duart e policisë së shtetasit të me ngjyrë, George Floyd shkaktoi një valë protestash.ka.ta/Fjala.al/

 

Të fundit

Perez nis planet për 2026: “prenoton” një yll nga PSG dhe një nga Liverpool

Real Madrid ka plane të mëdha për merkaton e vitit të ardhshëm. Florentino Perez ka piketuar që tani lojtarët...

Daljet nga Shqipëria rriten me 9.6%, shtohen turistët

Në kulmin e sezonit turistik, Shqipëria regjistron një tjetër muaj me rritje të lartë të qarkullimit të shtetasve brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale. Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas,...

Të mori “Zonja e Zezë”, o mik i mirë Artur Zheji!

Idashur Zheji, Dje vendose të largohesh… pa një fjalë, pa një përqafim, pa një “mirupafshim” të thjeshtë siç e bënim gjithmonë me përplasjen e kokave...

Tottenham ofron 50 mln euro për yllin Serie A, por… duhen 70 mln euro

Tottenham e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank ka marrë dy fitore në dy...

Lajme të tjera

Web TV