Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, lidhur me situatën e pandemisë COVID-19 ka deklaruar se vendi ynë është më mirë në raport me vendet e tjera, por sipas saj të krahasohesh për numrin e viktimave është e dhimbshme.
Ajo tha se pandemia ka ardhur tashmë në një tjetër fazë dhe se vatrat e Covid-19 janë shtuar.
Më tej, Manastiirliu theksoi se relaksimi i masave solli edhe neglizhencë nga shumë qytetarë.
“Shqipëria është më mirë në raport me vendet e tjera. Por të krahasohesh për numrin e fataliteteve është e dhimbshme. Kjo sepse është diçka e rëndë në radhë të parë për viktimën, pastaj për familjarët dhe të afërmit. Ne punojmë për të shpëtuar sa më shumë jetë. Pandemia ka ardhur në një fazë të re, ka më shumë vatra.
Kjo duhet pasuar me rregulla nga shoqëria. Prisnim më shumë bashkëpunim nga ana e qytetarëve dhe prisnim numra më të vegjël tanimë. Me relaksimin e masave, pësuam edhe relaksim të sjelljes, duke shmangur masat për Covid-19. Kemi pasur madje edhe grumbullimeve, që mund të kenë pasur efekte negative. Sot kemi 90 mijë teste”, tha Manastirliu në “Real Story”.
/En.Br./Fjala.al