Paralajmërimi i Bundestagut/ Reagon Balla: Marrëveshjen po e shtyjmë përpara, meritojmë lavde për …

Pas deklaratës së zv.kryetarit të grupit të CDU-CSU-së në Bungestagun gjerman Johann David Wadephul, i cili tha se marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore duhet të miratohet në Kuvend ashtu siç është, ndryshe do të ketë bllokim të negociatave, ka ardhur dhe një reagim nga ana e mazhorancës.

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla deklaron se PS po punon për të bërë një marrëveshje fitoreje me të dyja opozitate. Ai deklaron se PS po e  plotëson punën me demokratizimin e mëtejshëm të zgjedhjeve duke hapur listat dhe se meriton lavdërime për këtë.

“@JoWadephul PS po punon shumë për të bërë një marrëveshje fitoreje me të dyja opozitat! Nesër ne e shtyjmë përpara marrëveshjen e 5 qershorit dhe plotësojmë punën me demokratizimin e mëtejshëm të zgjedhjeve duke hapur listat në mënyrë që njerëzit të zgjedhin partinë dhe një kandidat! PS meriton lavdërime për këtë”, shkruan Balla në “Twitter”.

/En.Br./Fjala.al