Të shtëna me armë zjarri në Korçë, arrestohet 32-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shtëna me armë zjarri tip pistoletë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se një 32-vjeçar ka shtënë në ajër dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit.

Po të njëjta burime bëjnë me dije se autori është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia lidhur me ngjarjen në fjalë. Pas hekurave ka përfunduar shtetasi me iniciale F.P. banues në Korçë.

Ndërkohë blutë e Korçës kanë sekuestruar dhe armën me të cilën ka gjuajtur 32-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Vështirësohet pleqërimi, rritet hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët,...

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin. Një...

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Lajme të tjera

Web TV