“4 muaj që nuk përqafoj dot nënën time”/E bija e Najada Çomos prek me fjalët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E biija e shefes së infektivit në Tiranë Najado Çomo, Greis Çomo, ka shfrytëzuar rrjetin social për të shprehur gjendjen emocionale në të cilën ajo ndodhet.

Greis ka bërë një dedikim prekës për nënën e saj, ku mes rreshtave thekson se prej më shumë se 4 muajsh nuk mund të përqafojë atë.

Greis shkruan se doktoreshë Najadën nënën e saj e ka të pamundur të përqafoj nënën e saj, kjo për shkak të riskut që ekziston për të transmetuar virusin.

Gjithashtu bën thirrje që të bëjnë kujdes dhe të respektojnë masat, pasi nga ana tjetër puna që po bën stafi mjekësor është e madhe.

Postimi i plotë

Personat që më njohin e dinë sa njeri diskret që jam, por e ndjej të nevojshme të shkruaj “2 fjalë”…

Prej më shumë se 4 muajsh, nuk mund të përqafoj dot mamin tim…

Prej më shumë se 4 muajsh, vetë ajo nuk mund të përqafojë dot gjyshen time…

Prej më shumë se 4 muajsh, unë dhe babi, shohim çdo ditë në sytë e saj lodhjen, përkushtimin, dëshpërimin për jetët e humbura, pavarësisht përpjekjeve të panumërta që stafi mjekësor është dukë bërë…

Prej më shumë 4 muajsh stafi mjekësor, të gjithë pa asnjë përjashtim, janë duke shërbyer me një energji dhe forcë të paimagjinueshme…

Prej më shumë se 4 muajsh na kërkohet që të zbatojmë disa rregulla të cilat, në këndvështrimin tim, nuk janë kaq të vështira dhe të pamundura.

Ju lutem, tregohuni pak egoist për veten tuaj, ruani distancën, vendosni maskën.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

“Kur hyn Shqipëria në BE? Mund të ndodhë në 2030!”

Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë...

“Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime”

Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet për sa kohë drejtohet nga...

Tregtarët romë kundërshtojnë bashkinë, vijojnë shitjet në tregun e vjetër

Gjatë kësaj të marte një pjesë e tregëtarëve rom në Gjirokastër kanë dalë sërish për të tregëtuar në mjediset e tregut të vjetër, në...

Putin injoron kërcënimet e Trump, lufta vazhdon

Burime pranë Kremlinit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pavarësisht kërcënimeve të Donald Trump për sanksione më...

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ku zhvilloi...

Lajme të tjera

Web TV