Ministria franceze e Industrisë në panik/Harron maskën në makinë

Në Fracë Presidenti Emmanuel Macron ka vendosur që maska të jetë e detyrueshme, si një mënyrë për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Ministrja franceze e Industrisë është filmuar në një moment paniku në Paris, pasi në një moment kishte harruar të merrte maskën që e kishte në makinë.

Ministrja,  Agnes Pannier-Runacher, 46-vjeçe, u kaplua nga paniku kur e kuptoi se e kishte lënë maskën në makinë, që largohet para syve të saj. Nga video e publikuar shikohet momenti kur ministrja vrapon pas makinës, në momentin që ka kuptuar se nuk kishte maskën.

Për fa të mirë, anëtarët e stafit kishin menduar për gjithçka ata i dhanë një tjetër, duke bërë që ajo të ndihet më e qetë.

https://youtu.be/fH1qfrXMT2w

 

Bo.Ba/fjala.al